Kosova
Kurti shpallet non grata nga SHBA/ ‘Do tja dëgjoni zhurmën shumë shpejt
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar pas acarimit të fundit të raporteve mes Qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa tha se qysh vite më parë ka deklaruar se Albin Kurti s’është mik dhe as partner i SHBA-së dhe sipas tij kjo rezulton edhe si “person non-grata”.
Arifi u shpreh gjithashtu se ky ka qenë një paralajmërim për shqiptarët, se Qeveria e Kurtit është renditur kundër SHBA-së dhe me kauza mashturese që sipas kreut të Preshevës kanë ndihmuar edhe propagandën e Beogradit.
“Qeveria e Kurtit është rradhitur si Anti-Amerikane me kauza mashtruese “anti-imperialiste” dhe eshte kapur duke ndihmuar edhe propagandat e Beogradit” – ka shkrus kreu I Komunes se Preshevës, sipas të cilit, tashmë edhe vetë ambasadorët amerikanë dhe ndërkombëtarë po e thonë një gjë të tillë, dhe se do të shihet shumë shpejt se ku do e shpie Kosovën rrugica pa krye e Qeverisë Kurti si dhe pasojat nga ky konvertim larg politikave kombëtare shqiptare
Kujtojmë se më herët, Arifi ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Ai ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj Luginës së Preshevës, duke e cilësuar “diktator” dhe një njeri që “s’ka ndjenja” për shqiptarët që jetojnë atje.
Sipas tij, Kurti nuk ka asnjë interes për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës por e ka përdorur çështjen e tyre vetëm për interesa të tij personale.
Ai hodhi akuza për shpërdorimin e një fondi prej 2 milionë eurosh dhe kjo shumë, sipas tij, është dhënë nga qeveria e Kosovës gjatë kohës kur në krye të komunës së Preshevës ishte Ardita Sinani, e cila tanimë është këshilltare e Kurtit.