Connect with us

Kosova

Mos u ‘peshkoni’ për asociacionin/ Toby Vogel me kërkesë ndaj Kosovës

Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, konsideron se gjatë këtij viti nuk do të ketë përparim të dukshëm në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe vlerësoi se kjo po ndodhë për shkak të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i ndihmuar nga Bashkimi Evropian.

“Aleatët e tij perëndimorë e lanë të largohej nga “tentativa e pajtimit”, i cili më pas refuzoi për ta nënshkruar atë që është arritur deri më tani mes dyja palëve, duke shkelur Marrëveshjen e Brukselit” – deklaroi Vogel duke theksuar gjithashtu se Qeveria serbe, tashmë zyrtarisht edhe me shkrim, ka deklaruar se kurrë nuk do të bëjë asgjë që mund të interpretohet si njohje de facto e Kosovës shtet, kështu që është e qartë se “marrëveshja” me Vuçiçin është e pakuptimtë.

Përsa i përket themelimit të Asociacionit, ai tha se pa njohje de facto, Kosova nuk duhet ta pranojë draft-statutin aktual, pasi sipas tij, Asociacioni në këtë mënyrë nuk ka kuptim.

“Pikëpamja ime personale – edhe pse nuk më takon mua t’i them Kosovës se çfarë të bëjë, Prishtina nuk duhet ta pranojë draft-statutin aktual, për dy arsye. Së pari, vetë statuti është problematik, për shembull duke krijuar burime të drejtpërdrejta të financimit nga Beogradi tek Asociacioni, autoritetet komunale, duke anashkaluar Prishtinën, formalizojnë sistemin aktual. Së dyti, dhe më gjerësisht, pavarësisht nga thelbi i statutit, për Asociacionin u ra dakord në kontekstin e një marrëveshjeje përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme normalizimi. Më shumë se një dekadë pas marrëveshjes së Brukselit, një marrëveshje e tillë normalizimi duket më e pakuptimtë se kurrë, teksa qeveria serbe ka deklaruar zyrtarisht dhe me shkrim, se nuk do pranonte kurrë elemente brenda marreveshjeve, që do nënkuptonin njohjen faktike të Kosovës. Jashtë kornizës që çon në normalizim gjithëpërfshirës – pa njohjen de facto e Republikës së Kosovës nga Serbia, Asociacioni nuk ka kuptim. Duke thënë këtë, mendoj se kryeministri Albin Kurti mund të punojë më shumë për t’u treguar serbëve të Kosovës se e ardhmja e tyre qëndron në një Kosovë demokratike, multietnike, jo vetëm në retorikë, por në jetën reale” – ka thënë Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel.

 

Advertisement