Connect with us

Politike

Duhet rrëzuar edhe ‘busti’ i Berishës?/Bardhi: Ish-kryeministrin do ta sfidoj vetëm kur…

Kreu i grupit Parlamentar te PD Gazment Bardhi,  ka deklaruar se ende nuk ndjehet i fuqishëm brenda PD sa për të sfiduar ish kryeministrin Sali Berisha, duke iu referuar këtu edhe karrierës së tij të gjatë.

Bardhi tha se mund të sfidojë Berishën vetëm në rast se do ketë garë në PD dhe do të ketë ambicie për të drejtuar partinë.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Kikia: Nesër është simbolika e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, por ndërkohë në tribuna vazhdojnë të jenë të njëjtët njerëz që rrëzuan bustin, pyetja është a mos vallë atyre njerëzve u duhet përcjellë një mesazh që duhet rrëzuar dhe busti i Berishës

Bardhi: Sa kohë unë apo politikan të rinj nuk jemi fuqizuar sa me votë të lirë të mundim dike që ka një karrierë më të gjatë, cilido qoftë emri, është vota ajo rrëzon bustet në politikë.

Sulo: Kur të fuqizoheni do ta sfidoni Berishën?

Bardhi: Nuk jam akoma në ato ambicie. Nëse do ketë garë në PD dhe unë do kem ambicie për të drejtuar partinë të jeni të sigurt që do të përballemi.

Advertisement