Connect with us

Kosova

Trajkoviç bllokohet nga BIA/ Deklarata që çjerr maskat

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviç, ka reaguar pasi i është bllokuar llogaria bankare.

Në një postim në rrjetin social X, ajo tha se ardhurat i janë bllokuar nga ekzekutori dhe sipas ankesës së punonjësit të BIA-s i cili është nga Kosova.

“Të ardhurat e mia janë bllokuar nga ekzekutori Darko Çolareviç pas një padie të ngritur nga një zyrtar i BIA-s nga Kosova, Bojan Dimiç, dhe i cili nuk më është dorëzuar kurrë dhe është vendosur në favor të Dimiçit pa dijeninë time për rastin. Kështu punon sot Serbia” –  ka thënë Trajkoviç.

Bojan Dimiç, i dekoruar nga presidenti i Serbisë Aleksander Vuçic, kishte ngritur padi ndaj Rada Trajkovicit, politikanes serbe nga Kosova, me ç’rast asaj i është ndalur pensioni nga shteti i Serbisë.

Armiqësia e tyre është e vjetër, porse ajo është rritur pas vrasjes së Oliver Ivanovicit, në vitin 2018 në Mitrovicë.

Rada Trajkovic, kishte deklaruar për median “Nova” se Oliver Ivanovic, kishte kërkuar ndihmën e Dimiçit, pak para se të vritej dhe se ky ishte njëri nga kontaktet e fundit të të ndjerit me aparatin e sigurisë në Beograd.

Bojan Dimic, akuzohet se është njeri i lidhur me mafien dhe rusët në Serbi.

Madje, në procesin gjyqësor kundër Trajkovicit, Dimicin e përfaqëson avokati Goran Petronijevic, i cili është një nga serbët më prorusë në Serbi dhe kreu i “Misionit Humanitar Rus”.

Bojan Dimic, është njëri nga udhëheqësit e lartë të shërbimit të fshehtë serb BIA. Ai ka jetuar në Prishtinë një kohë të gjatë, kurse që pas vitit 1999, ka shkuar në Beograd ku ka vazhduar karrierën si nje serb i priveligjuar i regjimit të Slobodan Milosheviçit.

Advertisement