Connect with us

Kosova

Vuçiç ndryshon qëndrim/ Takohet me iluminati për Kosovën

Pas Forumit të Sigurisë në Mynih, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka bërë një deklaratë intriguese ku përmendi takime të rëndësishme me figurat vendim-marrëse të asaj që ai e quajti “shteti i thellë” amerikan, të cilët, sipas tij, “vendosin për fatin e Serbisë”, kjo e ndërlidhur edhe me Kosovën.

Komentet e Vuçicit u raportuan nga mediat dhe janë duke ngjallur diskutime të gjera.

“Ka shumë evropianë që marrin vendime në lidhje me rajonin tonë. Sonte do të kemi bisedime edhe më të rëndësishme me përfaqësuesit amerikanë dhe nga shteti i thellë, të cilët vendosin për fatin e Serbisë dhe marrin vendim për rajonin tonë,” theksoi Vuçic, sipas Nova-s.

Në kontekstin e politikës, termi “shtet i thellë” përdoret për të përshkruar një rrjet të fshehtë qeveritar që vepron në mënyrë të pavarur nga lidershipi politik i shtetit, për të ndjekur agjendat dhe qëllimet e tyre.

Në këtë rast, përdorimi i termi nga Vuçic solli reagime dhe interpretime të ndryshme lidhur me atë se si vendimet ndërkombëtare po influencojnë në politikën e brendshme serbe.

Deklarata e presidentit serb u mor me habi nga shumë të pranishëm, veçanërisht për përdorimin e termit “shtet i thellë” dhe pranimin e dukshëm se vendime të rëndësishme për Serbinë po merren nga aktorë të huaj.

Gjatë qëndrimit të tij treditor në Mynih, Vuçic realizoi një sërë takimesh me figura të larta politike, përfshirë raportuesin e BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, dhe përfaqësuesit e OSBE-së.

Ai postoi detaje të këtyre takimeve në llogarinë e tij në Instagram, duke treguar rëndësinë e tyre për Serbinë në arenën ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Dragan Dilas, kryetari i Partisë opozitare Liri dhe Drejtësi, ka shprehur habinë dhe kritikën e tij ndaj këtyre komenteve.

“Vuçiq ka deklaruar për 12 vjet se duhet të vendosim vetë për Serbinë, duke akuzuar opozitën si tradhtare për drejtimin e saj nga Evropa. Tani ai thotë se vendosin të tjerët për ne,”  – tha Dilas, duke theksuar pasojat e kësaj deklarate për perceptimin e sovranitetit të Serbisë.

Vuçiq tha se në ditët në vijim pret ftesë në Bruksel dhe se “shpreson në një zgjidhje”. Takime të ndara me liderët e Serbisë dhe Kosovës Borrell në Mynih ka paralajmëruar më parë shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell.

Advertisement