Kosova
Dhunuan 18-vjeçarin për radhën te berberi, lihen në burg dy të rinjt
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të mbajë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë dy të dyshuarit e mitur për vrasjen e një 18-vjeçari në qytetin Podujevës.
Përfaqësuesi ligjor i palës së dëmtuar, Tomë Gashi e ka konfirmuar vendimin e gjykatës për zgjatjen e masës së paraburgimit për dy të akuzuarit.
Më 20 janar 2024, 18-vjeçari, L.F., ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë pas plagëve të rënda që kishte marrë në trup.
Prokuroria, rastin fillimisht e kishte iniciuar si “vrasje në tentativë”, e më pas e ka cilësuar si “vrasje”.