Connect with us

Kosova

Vuçiç, kjo kukull ziliqare/ Shkrimtari serb ‘shemb përtokë’ autokratin

Shkrimtari dhe gazetari serb Tomislav Markoviç tha se Aleksandar Vucici e admiron Vladimir Putinin, presidentin e një vendi ku është krim të lësh lule dhe të ndezësh qiri për viktimat e pafajshme.

Në një tekst autorial, shkrimtari serb e përshkruan si të ftohtë emocionalisht, Vucicin, i cili e krahasoi vdekjen e një opozitari rus me vdekjen e Slobodan Millosheviçit në burgun e Hagës.

“Vuçiq nuk i fsheh synimet e tij, pavarësisht se ai gënjen Ursula von der Leyen se Serbia dëshiron të vazhdojë dhe të përshpejtojë integrimin evropian” – shkruan Markoviç

“Në Mynih para pak ditësh u mbajt një konferencë për sigurinë, ku ishin të pranishëm liderë të fuqishëm botërorë, mes tyre edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic. Tingëllon pak si shaka, por vetëm sepse realiteti prej kohësh është bërë shaka e padurueshme dhe si ka mundësi që ishte edhe  ky ‘Destabilizues’ në një forum që merret me çështje të sigurisë dhe stabilitetit të botës? E ftuan që t’u shpjegojë se cili ishte roli i shtetit të Serbisë në sulmin terrorist në Banjskë? Për ta pyetur deri ku ka arritur hetimi? Pse lideri i grupit terrorist Milan Radoiçic u lirua, sikur të kishte kryer ndonjë kundërvajtje? Ndoshta konferenca ishte një mundësi e mirë që ata të flisnin se përse Vuçic po destabilizon të gjithë rajonin, e me këtë edhe Evropën, me një program që përkon çuditërisht me planet e Kremlinit?| – shkruan Markoviç, i cili kujton edhe se sigurisht qe nuk u diskutua për këto tema dhe se vetëm senatorja amerikane Jean Shahin pas takimit me Vuçicin dhe Kurtin tha se Radoiçic duhet të arrestohet dhe të futet në burg.

“Vuçicit i thanë se nuk mund të ulet më në dy karrige, se do të duhej të zgjidhte: Rusinë apo Evropën. Sikur jo shumë kohë më parë kishte zgjedhur të ishte aleati i vetëm i Vladimir Putinit në këtë pjesë të botës. Në fund të fundit, Vuçic nuk i fsheh synimet e tij, pavarësisht se ai gënjen Ursula von der Leyen se Serbia dëshiron të vazhdojë dhe të përshpejtojë integrimin evropian” – potencon shkrimtari serb.

Që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Vuçic vazhdimisht përsërit se në të gjithë botën perëndimore ka unanimitet, se të gjithë kanë të njëjtin mendim dhe ai është i vetmi njeri i lirë që ka mendim të ndryshëm nga te tjerët.

“Shumica e njerëzve nuk e mbështesin pushtimin e Ukrainës nga Putini, rrafshimin e qyteteve, vrasjet masive të civilëve dhe krimet e panumërta të luftës, por ka disa shtetarë që i shohin me sy të mirë këto akte. Por kjo nuk do të thotë se janë të pavarur, dashamirës të lirisë, por se janë kryesisht kukulla të Putinit ndaj te cilit, Vuçiç, ky autokrat i ndershëm i një vendi të vogël ballkanik, ndjen zili per kreun e Kremlinit…”– thuhet në shkrimin e gazetarit serb Tomislav Markoviç.

 

Advertisement