Connect with us

Lifestyle

Sa i rrezikshëm është përdorimi i kufjeve për fëmijët

Kufjet janë një ndër aksesorët më të përhapura që përdoren jo vetëm nga të rriturit por edhe nga fëmijët. Sipas një sondazhi të bërë në SHBA në spitalin e Fëmijëve CSMott të Universitetit të Miçiganit, prindërit e fëmijëve nga mosha 5-12 vjeç janë shprehur se këta të fundit gjatë një dite i përdorin kufjet një deri në dy orë në ditë.

Fëmijët i përdorin më shumë këto aksesorë të dëmshëm në shtëpi, në shkollë dhe në makinë, ndërsa më pak se 10% e prindërve thonë se fëmijët e tyre i përdorin ato në autobus, jashtë ose në shtrat. Edhe pse janë të dëmshme për dëgjimin këta prindër raportojnë se kufjet ndihmojnë fëmijën e tyre që të argëtohen.

Por fatkeqësisht sipas ekspertëve përdorimi i kufjeve me orë të tejzgjatura mund të çojë në probleme fatale për shëndetin si mund të ndikojë në gjumin e fëmijëve, rënien nga mësimet, rrit nivelin e stresit, presionin e gjakut si dhe më e rëndësishmja humbja e dëgjimit.

Sidomos tek fëmijët e vegjël, të cilët janë më të ekspozuar nga dëmtimet e mundshme dhe nga ekspozimi ndaj zhurmës sepse sistemi i tyre i dëgjimit është ende në zhvillim.

Prandaj për të reduktuar këtë problem studiuesit këshillojnë që:

– Prindërit duhet t’u blejnë fëmijëve kufje që përdoren për ndalimin e zhurmave ose me volum shumë të ulët

– Prindërit nuk duhet t’i lejojnë fëmijët që t’i përdorin për një kohë shumë të gjatë kufjet

– Prindërit duhet të jenë vigjilentë për shenja si humbja e dëgjimit për shkak të përdorimit të kufjeve dhe të drejtohen tek mjekët specialistë.

Advertisement