Connect with us

Kronike

Tragjedi në Itali/ Shqiptari përshëndet kolegët dhe bie nga skela, humb jetën në vend

Një aksident i rëndë në punë është regjistruar në zonën e Gallurës në Itali. Ku për pasojë ka ndërruar jetë një punëtor shqiptar nga Kosova.

43-vjeçar shqiptar ndërroi jetë pasi ra nga një lartësi mbi 10 m nga skela e kantierit të ndërtimit ku punonte në Olbia.

Punëtori quhet Bashkim Bytyqi dhe ka lindur në Kosovë në vitin 1981. Tragjedia ndodhi pasditen e së shtunës 24 shkurt.

43-vjeçari ra nga lartësia prej 10 metrash, para kolegëve të tij. Dëshmitarët e pranishëm raportojnë se Bashkimi nuk ishte në detyrë në punë, por ishte në vendin e kalimit për të përshëndetur miqtë.

Mediat italiane bëjnë me dije se Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së aksidentit tragjik.

Advertisement