Connect with us

Rajon

Vuçiç, limon i shtrydhur/ Do ketë fatin e Pinoçetit dhe Noriega-s

“Unë besoj se Aleksandër Vuçiç, në arenën ndërkombëtare, nuk ka qenë i respektueshëm dhe se ai po bëhet gjithnjë e më pak i dobishëm për sponsorët e tij ndërkombëtarë, teksa po shkon drejt rrugës së shpenzimit edhe si i tillë” – kështu deklaroi Zdravko Ponosh, kryetar i Partisë së Qendrës Serbe, në një intervistë për portalin Nova.rs.

I pyetur nëse mund të thuhet se reputacioni ndërkombëtar i Aleksandër Vuçiqit aktualisht është më i ulëti që nga ardhja e tij në pushtet, duke pasur parasysh ngjarjen në Banjskë, ngërçin e dialogut me Kosovën dhe dënimin për shkak të parregullsive të shumta zgjedhore, Ponosh u shpreh se

“Mendoj se ai po bëhet gjithnjë e më pak i dobishëm për sponsorët e tij ndërkombëtarë, ashtu si Pinoçeti dhe Norijega pushuan së qeni të dobishëm për Perëndimin. Problemi është te këndvështrimi i publikut vendas. Kjo është diçka që meriton vëmendje, prandaj është e rëndësishme që imazhi mediatik të ndryshojë dhe opozita të flasë qartë dhe me zë të lartë, ne menyre që qytetarët të mos bombardohen me gënjeshtra çdo ditë” – theksoi Ponosh

Kujtojme se më herët ai pati deklaruar se “Vuçiç e admiron Putinin për shkak të mënyrës së qeverisjes.

Sipas Ponosh, Aleksandër Vuçiç po përgatitet për lëvizjen përfundimtare në dorëzimin e Kosovës. “I ashtuquajturi Fundi i Vuçiçit”, në historiografinë serbe do të marrë emrin dhe vendin që i takon. Pas dështimit të planit terrorist në Banjska, ai u detyrua të ngjeshet në një qoshe. Ka çmimi për ta tërhequr atë nga cepi, sepse dikush do të bëj tregti me të, dhe ajo është njohja e Kosovës, në një mënyrë apo në një tjetër. Nga Vuçiç kërkohet bashkëpunim urgjent dhe pa kushte përsa i përket Kosovës. Kjo mundësi e artë për Perëndimin nuk do të humbasë. Pastaj do kërkohet kthimi i Listës Serbe në arkitekturën e qeverisë së Kurtit. Do vazhdojë me obligimin e serbëve për të marrë pjesë në zgjedhjet e Veriut, pa mbajtur kusht asociacionin, kusht ky që ka startuar. Por problem është se tani Albin Kurti po dëshiron ta poshtërojë më tej Vuçiçin, duke e parë të futur deri në mes në baltë” – deklaroi lideri i partisë ‘Srbija Center.’

Sipas tij, një tjetër shtrëngesë që do ti bëhet presidentit serb, është që ai ta pranojë Kosovën në organizatat ndërkombëtare dhe urgjentisht. Pa njohje formale sepse as që është e nevojshme të zhbllokohet rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.

Advertisement

TRENDING