Bota
Moskë/ Sot i jepet lamtumira Alexei Navalnyt! Asnjë agjenci funerale nuk merr përsipër të transportojë trupin
Në Moskë sot pritet t’i jepet lamtumira e fundit liderit të opozitës ruse Alexei Navalny. Disa orë para ceremonisë mortore familja po përballet me vështirësi në organizimin e saj.
“Njerëz të panjohur po telefonojnë agjencitë e funeraleve dhe i kërcënojnë nëse pranojnë të marrin trupin e Alexeit,” tha zonja Yarmysh.
Funerali do të mbahet në periferi të Moskës, dy javë pasi ai vdiq në një burg Arktik, në orën 14:00 me orën e Moskës (11:00 me orën e vendit tonë). Më pas Navalny do të varroset në varrezat e Borisovskoye. Ceremonia mortore do të transmetohet në internet në kanalin e Navalny në YouTube.
Navalny vdiq më 16 shkurt në një nga burgjet më të ashpra të Rusisë në Siberinë veriore, ku po vuante një dënim 19-vjeçar me akuza që shihen gjerësisht si ndëshkim politik për opozitën e tij. Autoritetet ruse thanë se Navalny vdiq për “shkaqe natyrale”, por ekipi i tij dhe disa liderë perëndimorë kanë akuzuar presidentin rusa Vladimir Putinin si përgjegjës të drejtpërdrejtë.