Connect with us

Bota

Një ditë pas varrimit të Navalny, mbështetësit: Ishte personi që na hapi sytë ndaj situatës politike në Rusi

Rusët u vunë në radhë të shtunën për të vendosur lule në varrin e politikanit të ndjerë të opozitës Alexei Navalny, me vajtuesit që e përshëndesin atë si një simbol të shpresës dhe këmbënguljes një ditë pasi ai u varros në Moskë. Nëna e Navalny, Lyudmila, ishte në mesin e vajtuesve, e cila vizitoi varrin e djalit të saj për të dytën ditë, e shoqëruar nga nëna e Yulia-s, gruas së Alexeit. Të dyja gratë, të veshura me të zeza, qëndruan të qeta te varri, para se të largoheshin. Mijëra njerëz morën pjesë në një ceremoni lamtumire për Navalny të premten, me disa që brohoritën emrin e tij dhe thanë se nuk do t’i falnin autoritetet ruse për vdekjen e tij.

“Ai ishte personi që më hapi sytë ndaj situatës ekzistuese politike në Rusi. I ndoqa nga afër të gjitha hetimet e tij, ua tregova miqve të mi që nuk ishin shumë të interesuar (për politikën). U përpoqa t’ua tregoja prindërve të mi, por kjo ishte më e vështirë. Unë e dua të vërtetën, e dua ndershmërinë dhe jam shumë e lumtur kur e vërteta fiton”,  tha një vajtuese për Navalny, i cili u bë i njohur me bloget që ekspozonin atë që ai thoshte se ishte korrupsion i madh në elitën ruse.

Navalny, i cili ishte kritiku më i ashpër i Presidentit rus Vladimir Putin brenda Rusisë, vdiq në moshën 47-vjeçare në një koloni penale të Arktikut më 16 shkurt. Mbështetësit thanë se ai ishte vrarë. Kremlini ka mohuar çdo përfshirje të shtetit në vdekjen e tij.

Advertisement