Connect with us

Rajon

Jo vetëm Shqipëria, por edhe Greqia probleme me hormonet në fruta dhe perime

Autoritetet rumune kthyen mbrapsht një sasi dhe disa qindra tonë klementina greke, një lloj i veçantë mandarine.1`

Lajmi bëhet i ditur prej ministrisë greke të bujqësisë e cila njoftoi  se në ngarkesën e klementinave u gjet    cyprodinil 10 herë më shumë 0s 0.176 mg se doza e lejuar 0.002 mg.

Cyprodinil është një pesticid homonal që shton potencën e bimës dhe zhduk myqet. Përdorimi mbi sasinë e lejuar në bimë, shkakton dëmtime të rënda tek përdoruesit e frutës.

Përdorimi i kufizuar i tij është paralajmëruar në vitin 1991 ndërsa BE e ka vlerësuar si të rrezikshëm mbi normat e lejuara në vitin 2010.

Autoritet rumune njoftuan se kanw analizuar qindra sasi agrumesh që hyjnë në vend dhe ky është rasti i parë që gjendet një ngarkesë kaq e madhe hormonale në sasi frutash të gatshme për konsum.

Greqia është një ndër furnizuesit më të mëdhenj të tregut rumun me agrume.aan,

Advertisement