Sport
VIDEO/ Shkëlqeu në derbin e Stambollit, momentet më të bukura të Ernest Muçit
Ernest Muçi përjetoi me fanellën e Besiktasit derbin e parë të zjarrtë të Stambollit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk e shijoi në maksimum duelin ndaj Galatasarayt, pasi skuadra e tij humbi 0-1.
Gjithsesi, 22-vjeçari zhvilloi një tjetër ndeshje shumë të mirë në aspektin personal. Duke shfaqur klasin e tij përballë kampionëve në fuqi dhe skuadrës që kryeson kampionatin turk.
Muçi dribloi, tentoi portën kundërshtare dhe dhuroi pasime të sakta për shokët e skuadrës. Vetëm goli mungoi, por rëndësi ka që po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Besiktasit.
Në Turqi janë dashuruar me talentin dhe teknikën e lartë të sulmuesit shqiptar. Forma është shumë e mirë, vetëbesimi gjithashtu maksimal dhe Muçi është në rrugën e duhur për të vijuar argëtimin e tifozëve.
Për të mbyllur sa më mirë sezonin dhe për t’u paraqitur në maksimumin e tij në Euro 2024 me kombëtaren shqiptare.