Connect with us

Pinknews

Skandali me Princin/ Mane: E turpshme të shihte Geraldina

Bledi Mane: Ne diskutojmë gjatë për dhunën e princit, por nuk diskutojmë për një vepër arti, një skulpturë apo një bust që shtë aty. E shkohim çdo mëngjes… Në fund të fundit secili nga ne është pak kritik në veshje, në art, në ushqim. Ne kemi aq shumë kritikë ushqimi, sa nuk kemi kritikë arti. Pena ime në fund të fundit këtë ka dashur të thotë sepse jeta ime më ka cuar nga kolegji në Londër te burgu 313-të. Unë nuk dua të kem përsosmëri, por të paktën të jem një këmbanë e vogël alarmi që kur rikthehen çdo vit miliona turistë, ne e shohim me atë syrin tjetër duke thënë vërtetë jemi ne këta?

Jetona: E vërtetë… Më përmende videon e famshme të Princit dhe Elias që ishte shumë e trishtë…

Bledi Mane: Më e trishtueshme ishte piktura dhe fotot në muret në pallatin mbretëror. Ndërkohë që ulërihej dhe shihej dhuna, ne shihnim veprat e artit dhe sytë e Mbretëreshës, të trëndafilit të bardhë. Është një foto e mbretëreshës Geraldinë që duket se sheh vajtueshëm se ku është katandisur… Meqënse më jepet rasti u bëjë thirrje të dyja palëve të ulen të përqafohen, ti japin duart njeri tjetrit dhe le të triumfojë dashuria në atë pallat mbretëror. Ai pallat mbretëror ka koleksione dhe vepra arti…

Jetona: Por nuk ka as skandale sepse Mbreti Ahmet Zog dhe Geraldina ishin thuajse një çift perfekt që i qëndruan njeri tjetrit deri në momentin e fundit.

Advertisement