Kosova
Presione të hatashme ndaj Kosovës/ Analisti: S’e di nëse Kurti do t’i përballojë
Analisti Fatmir Sheholli, duke folur në lidhje me përplasjet e qeverisë së Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, tha se në muajt në vijim pritet një presion shumë i madh ndaj Albin Kurtit, çka mund ta detyrojë qeverinë të shkojë në zgjedhje të parakoshme në vjeshtë.
Analisti tha se presioni do të vijë në rritje si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë dhe kjo për shkak të zgjedhjeve në Parlamentin Europian në muajin qershor dhe zgjedhjeve në SHBA në muajin nëntor.
“Mund të shkojmë në zgjedhje të përgjithshme në vitin e ardhshëm, por mund të jenë edhe në vjeshtë pasi presionet do të jenë të hatashme. Presionet do të jenë edhe ndaj Prishtinës dhe ndaj Beogradit zyrtar, edhe ndaj Republikës së Kosovës dhe ndaj Republikës së Serbisë” – theksoi Sheholli duke potencuar: Do të kemi presione të fuqishme pasi tani në qershor Bashkimi Evropian hyn në zgjedhje, kurse në nëtor kemi zgjedhjet në Amerikë, dhe të gjitha këto lidhen dhe me çështje në republikën tone”.
“Albin Kurti do të ishte më i lumturi që mos të ketë presione, por presionet do të jenë të pranishme dhe mendoj se këto presione do ta sjellin në pikën ku ai edhe mund të na dërgojë në zgjedhje të parakohshme, 4-5 muaj përpara zgjedhjeve të rregullta. Nuk e di a do t’i përballojë ai këto presione”, theksoi Sheholli.