Pinknews
VIDEO/ “Kalë i tërbuar”, vazhdon debati mes Erjolës dhe aktores në “BBVIP”
Pasi i hodhi para syve tortën që Erjola Doçi kishte gatuar për ditëlindjen e babait i cili ka ndërruar jetë disa vite më parë, Egla Ceno ditën e sotme është përpjekur që ti sqarojë veprimin e saj moderatores.
“Të respektova dhe nuk kishte lidhje fare me ty”– i tha aktorja banores, e cila u shpreh se është shumë turpe që dikush ta quajë bijë Eglën.
Teksa tregoi se i ati i ka vdekur kur ka qenë vetëm 18-vjeçe, aktorja tha se veprimi i saj nuk ishte i qëllimshëm, por Erjola është keqkuptuar.
Pjesë nga debati:
Erjola: Mu zhduk, zhduku
Egla: Të respektova dhe nuk kishte lidhje fare me ty
Erjola: Është turp me thirrë bijë një si puna jote
Egla: Isha duke e hedhur. Unë jam bija e një babi që ka vdekur kur kam qenë 18-vjeç dhe nuk do ta bëja kurrë atë që ti mendon se u bë. More vesh? Mos e bëj këtë gjë si kalë i tërbuar sepse nuk kishte lidhje me ty fare unë e kisha ngrënë dhe ishte mbeturina e tortës time. Me marrë rëndësira dhe ajër kot fare.