Kosova
Opozita kritika Kurtit për SHBA! LDK e konsideron të rrezikshme zbehjen e marrëdhënieve me aleatët
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar Kosovën se do të përballet me pasoja në rast se ekzekutivi aktual nuk ndërron qasje sa i përket vendimit për dinarin serb.
Emisari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjatë vizitës tre ditore në vend u shpreh se marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Qeverisë së Kosovës janë zbehur për shkak të trajtimit që shteti po u bën serbëve. Një gjë e tillë shihet e rrezikshme nga partia opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, që fjaësojnë kreun e ekzekutivit, Albin Kurtin për një gjë të tillë.
“Kjo është një qeveri i praktikantëve, që nuk ka vizion, njohuri dhe nuk kanë ide se si të qeveriset me vendin. Kjo është fatkeqësia më e madhe dhe rezultatet e kësaj mungese të njohurive po shihet qartazi nga qytetarët dhe me keq edhe nga partnerët.” I dërguari i SHBA-së, Escobar po ashtu deklaroi se përpos zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit, Kosovës i janë vendosur edhe dy kushte të tjera për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Këto kushtëzime kanë të bëjnë me shpronësimet e tokave në veri dhe Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, për çka nga LDK thonë se kryeministri Albin Kurti e ndërkombëtarizoi këtë çështje”, tha deputeti i LDK Besjan Mustafa.
“Vlerësoj se marrëveshja e Ohrit shkon përtej marrëveshjes së Asociacionit dhe ka elemente të skajshme të autonomisë për këto komuna. … Zoti Kurti, Qeveria e ka pranuar këtë marrëveshje duke e shndërruar në obligim ndërkombëtar” Sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, problematike për Kosovën nuk është vetëm dinari, por Marrëveshja bazike me Asociacionin që tash po kërkohet me urgjencë nga ndërkombëtarët”, tha Mustafa.
“Për qeverinë amerikane, në sytë e tyre po dukemi që jemi në një farë mënyrë, jo për kompromise apo jo për zbatimin e marrëveshjes dhe kjo në një farë mënyre e ka disbalancuar komplet raportin Kosovë-SHBA” Më një shkurt ka hyrë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës që ndalon qarkullimin e dinarit serb brenda territorit, gjë që ka acaruar ndërkombëtarët që kërkojnë të pezullohet vendimi. Për këtë çështje do të diskutohet më 19 mars, përsëri në Bruksel”, tha Dritëro Arifi, njohës i Marrëdhënieve Ndërkombëtare.