Connect with us

Kosova

E paimagjinueshme/ Përlasje e fortë Gjermani-SHBA për Kosovën

Deputetët gjermanë, Michael Roth e Knut Abraham, kanë reaguar ndaj deklaratave të emisarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esocbar, se janë edhe dy kushte të tjera për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, përveç zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit – kusht ky i cili është plotësuar nga Qeveria e Kosovës.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut (Parlamentit) të Gjermanisë, Michael Roth, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, X, ka vlerësuar se është krejtësisht e pakuptueshme që SHBA-të kanë vendosur kushte shtesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Kjo qasje e pa-balancuar e SHBA-së ndaj Kosovës duhet të ndalet përfundimisht. Është e padrejtë. Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës ulen në sediljen e shoferit, jo në Amerikës” – ka potencuar Roth. Në anën tjetër Abraham ka thënë se për anëtarësimin e Kosovës ky institucion vendos si i pavarur.

“I vlerësojmë shqetësimet e Escobarit, por mund ta sigurojmë se do jetë Asambleja Parlamentare, e cila në mënyrë të pavarur, do përcaktojë kriteret e anëtarësimit për Kosovën në Këshillin e Evropës dhe do ta vlerësojë ajo përmbushjen e tyre” – ka shkruar Abraham.

Të mërkurën e shkuar Qeveria e Kosovës urdhëroi që Agjencia Kadastrale të ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që 24 hektarë tokë t’i barten Manastirit të Deçanit. Kryeministri Kurti tha se ky ishte kushti për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Vendimi i Qeverisë u mirëprit nga aleatët, ndërsa emisari Escobar, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë u shpreh se janë edhe dy kushte të tjera për anëtarësimin e Kosovës në KiE, një për shpronësimet në Veri dhe tjetra më kryesorja – Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Advertisement