Aktualitet
Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vra*rë e ka pre*rë, i jap dorën atij që e vr*au!
Gentjan Bejtja u ekzekutua me breshëri kallashnikovi brenda oborrit të banesës së tij në Larushkë të Fushë Krujës më 15 mars, ekzaktësisht brenda serës.
Siç thotë dhe babai i tij Ganiu në një intervistë, njëri prej autorëve ka kërcënuar me armë nusen dhe dy fëmijët e Gentjanit.
Ai shpjegon dhe momentin kur ka parë makinën e autorëve. E për këta të fundit, kërkon të dijë motivin që i shtyu të kryejnë një atentat të tillë ndaj të birit.
“Le të vijë të ma thotë se e kam bërë se djali jot më ka bërë këtë, ta di edhe unë. I jap dorën.
Nëse të ka vra, të ka pre, a ça të ka bërë, të vijë të ma thotë. Ia kam bërë për këtë punë, i pi kafen, por jo kështu. Se di nga ka ardhur…”, tha Gani Bejtja.