Kosova
Eksperti amerikan këshillon Kurtin për dinarin: Mos e largo SHBA-në dhe BE-në
Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, i ka quajtur të “panevojshme” tensionet e fundit mes Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian, për çështjen e dinarit.
Ai ka thënë se ndonëse kryeministri Albin Kurti u pajtua të shtynte zbatimin e plotë për dinarin, kjo gjë nuk e ka kënaqur emisarin amerikan Gabriel Escobar, respektivisht SHBA-në, por mesa duket edhe Serbinë.
“Prirja e kryeministrit Albin Kurti për t’u fokusuar në çështjet margjinale si targat, dhe tani përdorimi i euros ekskluzivisht për të shpallur pavarësinë e Kosovës, shkakton shumë tensione të panevojshëm mes Kosovës, Shteteve të Bashkuara dhe BE-së. Gabriel Escobar teksa u takua së fundmi me Kurtin, nuk arriti të ndryshonte mendimin e këtij të fundit për dinarin. Kjo duket se e ka mërzitur SHBA-në, edhe tërbuar Serbinë”- është shprehur Ben-Meir.
Ai ka kërkuar nga kryeministri Kurti, që të mos përfshihet në mënyrë eksplicite në simbolika në lidhje me pavarësinë e Kosovës, pasi tani ka shumë nevojë për aleatët e saj, si SHBA dhe BE, pasi “Këto veprime nga ana e Kurtit po shkaktojnë kaos të gjerë brenda komunitetit pakicë serb, veçanërisht në veri të Kosovës.
”Dinari është “një çështje humanitare në zhvillim që ne duhet ta adresojmë menjëherë”, – tha Escobar pas takimit me Kurtin, duke shtuar se vendimi “ka shkaktuar disa vështirësi reale.
Sipas Ben Meir, duke qënë se pavarësia e Kosovës nuk është në rrezik, zbatimi i vendimit për dinarin, mund të pres 3-4 muaj.
Analisti gjithashtu ka hedhur dyshime se çështja e dinarit, mund të jetë e lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.
Ai ka kërkuar nga Kurti, që të arrijë marrëveshje për shtyrjen e vendimit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të hënën se është arritur pajtueshmëri për një pjesë të propozimit amerikan për dinarin.