Connect with us

Aktualitet

Flirtimi Hill-it me Vuçiç-in, propozimi për shkarkim

Politologu nga Bosnja dhe Hercegovina, Jasmin Mujanoviç, ka thënë se “filtrimi” i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç është poshtëruese për Kosovën.

Emërimi i Hill-it si ambasador nga ana e administratës Biden ka shkaktuar dëme të mëdha të besueshmërisë ndaj SHBA-ve në rajon. Filtrimi i tij me Vuçiç-in është poshtëruese për Kosovën, për demokratët e vërtet në Serbi dhe për vetë SHBA-në. Ai duhet të ishte shkarkuar tre herë deri më tani” –  ka shkruar Mujanoviç në rrjetin social X.

Ky reagim i tij ka ardhur pasi ambasadori Hill në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë RTS, ka potencuar se Serbia është partner më i afërt i NATO-s se sa Kosova, meqë NATO, sipas tij, po bashkëpunon në baza ditore me Ushtrinë e Serbisë.

Ndërkaq Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur ambasadorit Hill-it, duke potencuar se Beogradi zyrtar lëre që është larg NATO-s, por as nuk mund të ëndërrojë të jetë ndonjëherë pjesë e Aleancës Veri – Atlantike.

Në vlerësimin e Osmanit kjo deklaratë nuk është e vërtetë meqë Serbia është një shtet i cili vazhdimisht ka shkelur vlerat kryesore mbi të cilat qëndron NATO-ja.

“Serbia vetë, për shkak se është anti-vlerave të NATO-s, nuk ka shprehur ndonjëherë gatishmëri që të anëtarësohet në NATO”, ka thënë Osmani në një prononcim të shkurtër për media.

Advertisement