Kronike
“Nuk kanë asnjë provë”/ Flet avokati i dy të dyshuarve të vrasjes së Getjan Bejtjas
Avokati i dy të arrestuarve tha për mediat se akuzat ndaj tyre nuk qëndrojnë, duke pretenduar se nuk janë të përfshirë në atentat.
Për Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj, të arrestuar pas vrasjes së Gentian Bejtjas, Gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa dyshohet se janë të përfshirë në krimin e disa ditëve më parë.
“Asnjëri nuk ka lidhje me ngjarjen që ka ndodhur. Provat e prokurorisë janë pamjet filmike të një automjeti, i ngjashëm me atë që u pa në vendngjarje, por nëse është i njëjti, nuk e provojnë dot.Edhe praninë e Ilir Beqarajt nuk arrin të provojë prokuroria. Ai ka qenë në shtëpi. Është djali i xhaxhait të Ylli Brahimit, ai ka zgjedhur të jetojë në një zonë rezidenciale për shkak se i janë bërë disa atentate. Ky automjet nuk ka lëvizur në atë interval rruge, e tregon GPS, i kërkuam ekspertizë gjykatës dhe e pranoi”, tha avokati i të akuzuarve.