Politike
Disa deputetë të opozitës, si Don Kishoti me mullinjtë e erës
Ish-deputeti Halit Valteri në një emision televiziv ka ironizuar deputetët e opozitës me marrëveshjen për Komisionet në Kuvend me mazhorancën.
ga ana tjetër, thumboi deputeten Albana Vokshi, që sipas tij nuk di nga i merr lekët më përpara.
‘Kemi ca deputetë si manekinë të opozitës që luftuan si Don Kishoti me Sancho Panchon me mullinjtë e erës dhe nga 8 komisione që kërkuan me dy bënë pazare. Dy ato të shëndetësisë dhe Klodi i amerikanit i mori me të mira. Dhe çuditërisht ato 2 koncesionet e Klodit nuk u kërkuan.
E shkreta Vokshi. Vokshi ka një hall të madh, se ka humbur memorien dhe nuk di nga i merr lekët në fushatë.
Këtë e ka problemin. Se ka shumë njësi këtu në Tiranë edhe s’di ku të marri më përpara.
Se s’dua të merrem më këtë temë.
Dua të merrem me tema të tjera që janë më të bukura.’, tha Valteri.