Connect with us

Kronike

Masakra e Don Boskos/ I penduari zbardh kontratën e vrasjes: Noga dha 100 mijë euro për të eliminuar…

Ajo ngjarje kriminale, është një nga masakrat më të pabesa që dora e zezë e vrasësve ka kryer në vitet e fundit në kryeqytet. Një krim që më pas i hapi rrugë edhe shumë të tjerëve të ngjashëm, ku plumbat, jo vetëm morën jetë të pafajshme, por nuk kursyen as fëmijët dhe gratë. Të cilët nuk kishin asnjë lidhje direkte apo indirekte me shënjestrat e vërteta të atentatit. Kështu duket të jetë edhe ajo që sot njihet si Masakra e ‘Don Boskos’, ngjarje kriminale e cila ka marrë emrin nga veta zona ku ndodhi krimi në Tiranë, më 4 Janar 2022.

Nga ngjarja, humbi jetën një i ri i pafajshëm, i identifikuar si Erjon Çela, dhe u plagosën katër persona të tjerë, tre nga të cilët ishin me të në tavolinë. Grupet e interesuara kriminale, jo vetëm ngatërruan objektivin, por treguan të gjithë ashpërsinë, duke mos kursyer askënd në arritjen e qëllimit për të eliminuar fokusin e tyre, pavarësisht se me kë do të ishte i ulur ky subjekt në tavolinë. Për ngjarjen, personi i vetëm i arrestuar është Kasandër Noga, një personazh i rëndësishëm i krimit në 30 vitet e fundit në Shqipëri, i përfshirë në shumë vrasje, por që rivali i tij deri në vdekje, mesa duket do të ishte Geron Hasanbelli, të cilit ai ishte vënë në ndjekje këmba këmbës. Atë e ndiqte kudo ku ai shkelte, bashkë me të vëllanë, Erjonin, alias Mikel Rakipllari. Këtë të fundit, Kasandër Noga, në mungesë të vëllait të tij Geronit, kërkoi ta eliminonte edhe atë pasdite, pas informacioneve që kishte marrë se ai ishte i ulur në lokalin ku më pas ndodhi edhe masakra. Më pas rezultoi se njerëzit që ai kishte paguar për të hequr qafe kundërshtarin e tij të përbetuar dhe nipat e tij, kishin gabuar shënjestër, dhe kishin hapur zjarr ndaj një tavoline, ku ishin të ulur persona që po pinin kafe dhe që nuk kishin asnjë lidhje me rivalin e tyre.

Për herë të parë emisioni ‘Në shënjestër’ do të përpiqet edhe njëherë nëpërmjet fakteve të reja, të hedhë dritë mbi këtë ngjarje kriminale dhe përfshirjen e Kasandër Nogës dhe nipit të tij Kevin Zeneli (Suçi) në këtë ngjarje të rëndë kriminale. Si njerëzit e Kasandër Nogës i ndoqën vëllezërit Hasanbelli dhe nipat e tyre? Dhe pse ata gabuan shënjestër, dhe qëlluan mbi persona që nuk kishin lidhje me hasmin e tyre të vjetër?

 

 

“Më datë 4 Janar 2022, rreth orës 16:10, në vendin e quajtur rruga ‘Don Bosko’, në Tiranë, persona të panjohur të cilët ishin në lëvizje dhe qarkullonin me automjetin e markës ‘Mercedez Benz’, me ngjyrë të zezë, me targa AA 125 UK kanë hapur zjarr me armë në drejtim të Bar Kafe ‘Focus’, në pronësi të shtetasit Elenian Adushaj. Ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka gjetur vdekjen Erjon Çela, si dhe janë plagosur shtetasit Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj”, thuhet në dosje.

Por siç rezultoi më pas, dhe që tashmë është e njohur, viktima Erjon Çela një shitës produktesh duhani pranë lokalit ku po pinte kafe dhe miqtë e tij në tavolinë, ishin objektivi i ngatërruar i atentatit. Në fokus të personave që qëlluan nuk ishin ata, por Erjon Hasanbelli dhe nipat e tij, të cilët në atë moment nuk ndodheshin në lokal, pavarësisht se ai ishte bari ku ata shikoheshin shpesh të frekuentonin.

Ai që u bë i penduari i parë i kësaj ngjarje dhe rrëfeu planin për të vrarë vëllezërit Hasanbelli dhe nipat e tij, ishte Indrit Beqiraj. Ai i tregoi para grupit hetues se ai dhe vëllai i tij Gentjani, ishin paguar nga Kasandër Noga, nëpërmjet nipit të tij Kevin Zeneli (Suçi) për të vrarë fillimisht shtetasin Geron Hasanbelli dhe në mungesë të tij vëllain Erjonin, ose nipat e tyre. Rrëfimi i Indrit Beqiraj, lidhur mbi masakrën e ‘Don Boskos’ dhe përfshirjen në këtë krim të Kasandër Nogës, erdhi pas një tjetër ngjarje, ku Indriti dhe vëllai i tij Gentjani ishin marrë peng nga një tjetër personazh i rëndësishëm i krimit në Durrës, për të cilin ata ishin paguar për ta ndjekur nga pas dhe për ta vrarë, kundrejt pagesës. Ashtu sikur ishin rekrutuar edhe për të vrarë vëllezërit Hasanbelli dhe nipat e tij, po kundrejt pagesës, nga Kasandër Noga dhe nipi i tij Kevin Zeneli (Suçi).

“Më datë 2 tetor 2022, Prokuroria Durrës ka registruar procedimin në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, në ngarkim të disa shtetasve ndër të cilët edhe Gentjan dhe Indrit Beqiraj dhe Kevin Zeneli (Suçi). Ku vëllezërit Beqiraj, kanë dhënë detaje me interes, në lidhe me ngjarjen e ndodhur më datë 4 Janar 2022, në Bar Kafe ‘Focus’, në lagjen ‘Don Bosko’, në Tiranë”, thuhet në dosje.

Sipas vëllezërve Beqiraj, personi i parë që i kishte kontaktuar për të vrarë Geron Hasanbelli, ishte Ilirian Feçi, i cili i kishte ofruar 100 mijë euro për ta kryer këtë vrasje, të cilën sipas tij e kërkonte me çdo kusht Kasandër Noga. Por ndërsa vëllezërit Beqiraj, nuk kishin mundur ta kryenin këtë vrasje, një ditë ata shikojnë në televizor, se puna që kishin marrë përsipër, ishte kryer nga një tjetër grup kriminal. Por, në vend të objektivit të vërtetë të atentatit, ishin vrarë persona të tjerë të pafajshëm.  “Pasi unë pashë në televizor më datë 4 Janar 2022, ngjarjen e ndodhur te lokal ‘Focus’ në  rrugën ‘Don Bosko’, ku  ishin qëlluar me armë disa persona, ndër të tjera konstatova nga pamjet filmike se automjeti tip ‘Mercedes Benz’ që ishte përdorur në krim, ishte i njëjti me atë që Kevin Zeneli (Suçi), na kishte sjellë fillimisht për të vrarë shtetasin Arben Mërkuri, njohur si ‘Maneci’. Automjet që më pas Kevini na e kishte marrë pa lajmëruar”, sqaron Indrit Beqiraj.

Indrit Beqiraj tha më tej se ai u përpoq të lidhej që nga ai moment me Kevin Zenelin, por kjo telefonatë ishte e pamundur, pasi Kevini e kishte telefonin të fikur.  Ndërkohë që ai vetë filloi të dyshonte fort se autorësinë e krimit të ‘Don Boskos’ e kishte marrë përsipër dikush tjetër ose Kevini ia kishte dhënë një vrasësi të ndryshëm me pagesë.

Edhe pse nuk po kuptonte se përse nuk ishin vrarë objektivat që atij i ishin dhënë më herët nga Kevini dhe Kasandër Noga, por emra të tjerë për të cilët nuk ishte folur më parë. Ndërkohë, ata u takuan së bashku dy ditë më pas, ku Indriti e pyeti për atë çfarë kishte ndodhur.  “Menjëherë sapo pashë ‘Benzin’, unë telefonova Kevinin, por ai nuk ma hapi telefonin. Gjatë kohës që ai po më shoqëronte me makinë, unë e pyeta për punën e ‘Don Boskos’, ndërsa ai mu përgjigj, se u ngatërrua informata. Më tej unë e pyeta Kevinin se më kë e kishte kryer ngjarjen e ndodhur, por ai nuk më tregoi emër, vetëm më tha që i kishte dhënë dikujt një shumë prej 50 000 eurosh”, thotë Beqiraj.

Më tej Indrit Beqiraj tha për grupin hetues se vetë Kevin Suçi, i kishte thënë se ai kishte qenë pasagjer në makinën që qëlloi ndaj tavolinës ku ndodheshin të ulur personat, që më pas rezultuan se ishin të gabuarit dhe se nuk ishte faji i vrasësit, por i informatorit të Kasandrit që kishte ngatërruar objektiv. Sipas Indrit Beqirajt, Kevini i kishte thënë se shënjestra e gabuar e atentatit mbante një kapele dhe një xhup të kuq të veshur. Por viktima nuk ishte Erjon Hasanbelli me nipat e tij, por dikush tjetër me të afërmit e tij.

Do të ishin këto rrëfime të lidhura me gjetjet e grupit hetues në vazhdim, të cilat do të konfirmonin rolin e Kevin Suçit dhe Kasandër Nogës, në masakrën e ‘Don Boskos’ si edhe ndjekjen që vëllezërit Beqiraj, i kishin bërë Geron Hasanbelli dhe nipave të tij. Këto informacione, më pas Kevin Suçi dhe Kasandër Noga i kishin shfrytëzuar, për të mbajtur në kontroll lëvizjet e Erjonit, i cili në këto kohë ndodhej në Tiranë. Pavarësisht se në përfundim të aksionit të tyre, ata gabuan, dhe qëlluan ndaj personave të tjerë.

“Pas rrëfimeve të vëllezërve Beqiraj, të cilët treguan me gisht banesën e marrë me qira, në vijim ata treguan edhe lokalin ‘Focus’ në rrugën ‘Don Bosko’ që e kishin mbajtur në vezhgim si dhe vendin ku ata qëndronin në distancë, një lokal që gjendet përballë atij ‘Focus’. Po kështu vëllezërit Beqiraj, treguan edhe tabakinon që ishte objekti ku vinin dhe ruanin nipat e vëllezërve Hasanbelli, që është në zonën e ‘Astirit’ në Unazë”, thuhet në dosje.

 Po kështu vëllezërit Beqiraj, treguan për grupin hetues edhe vendet e tjera të përdorura nga ta, për të fshehur makinat që ua jepte në dispozicion Kevin Suçi. Si edhe vendet ku ata lëviznin së bashku, qoftë për të qenë pranë objektivave të tyre, por edhe aty ku shkonin për të bërë planet se si mundeshin t’u afroheshin. Ku gjithmonë personi që i mbikëqyrte ishte Kevin Zeneli, që shpesh u përcillte porositë e Kasandër Nogës se si duhet të vepronin. Ku për herë të parë del në skenë edhe automjeti tip ‘Mercedes Benz’ që u përdor më pas në ngjarjen kriminale të ‘Don Boskos’.

 “Gjatë hetimeve, vëllezërit Beqiraj, treguan edhe garazhin poshtë një pallati, ku Kevin Suçi kishte marrë një mjet ‘Hunday’ me qira dhe kishte lënë një tjetër. Si edhe itinerarin e lëvizjes që të çon në rrugën e ‘Lapidarit’ në kodrën e lagjes Sauk i Vjetër, aty nga ku kishin marrë mjetin ‘Benz’ me targa suedeze me ngjyrë blu të errët, që dyshohet se më pas është përdorur në ngjarjen e datës 4 Janar 2022 në rrugën ‘Don Bosko’”, thuhet në dosje.

Kronike

Kush është 44-vjeçari shqiptar që u ekzekutua në Belgjikë teksa po pinte kafe! Historia e gjakmarrjes mes dy fiseve

Personi që shihni në foto është Agustin Kaza 44-vjeç, të cilit iu bë atentat disa ditë më parë në Belgjikë, ndërsa ditën e djeshme ndërroi jetë.

Pas rreth një jave në koma, shqiptari 44-vjeçar ka humbur betejën me jetën duke mbyllur sytë përgjithmonë.

44-vjeçari ishte duke pirë kafe te në një lokal i njohur si “kafeneja e shqiptarëve”, me emrin “te Xhoni”, ku një person e qëlloi me 4 plumba. Kaza mori një plumb në kokë dhe tre në gjoks, që rezultuan edhe fatale.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe për identifikimin dhe arrestimin e autorit, teksa deri më tani janë shoqëruar 14 persona që dyshohet se mund të kenë dijeni me ngjarjen.

Mediat e huaja bëjnë me dije se dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje, pasi vëllai i Agustin Kazës, Martin Kaza akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve Gjini.

Si nisi hakmarrja mes fisit Kaza dhe Gjini

Më datë 7 Janar të vitit 1994 qyteti i Rrëshenit u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza. Ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët pas ngjarjes u arratisën.

Në vitin 1997, shtetasi Martin Kaza ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit, vëllezërit Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1994.

Martin Kaza është dënuar për vrasjen me 22 vite burg për veprat penale  ”Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” si dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Kaza u arrestua në Londër, ndërsa në vitin 2017 u ekstradua dhe vijon të kryej dënimin në Shqipëri.

Edhe pse Martin Kaza ndodhet në burg, kjo nuk e ka ndalur gjakun mes fiseve. Edhe pas kaq vitesh, ku shënjestra e fundit ishte Agustin Kaza.

Ai ishte duke pirë një kafe, kur një person i maskuar ju afrua dhe e qëlloi me 4 plumba.

Continue Reading

Kronike

E rëndë në Itali: Nuk pranonte të largohej nga shtëpia, shqiptari i vë flakën vetes në sy të gruas

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Milano të Italisë, ku një 47-vjeçar shqiptar i ka vënë flakën vetes duke u djegur me benzinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në Riçione, ndërsa e gjithë skena ka ndodhur në sy të gruas.

47-vjeçari, i cili ka pësuar 70% të djegies në trup, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shqiptari punon si kamerier dhe është i martuar me një shtetase rumune, ndërsa ai kundërshtonte vendimin për dëbimin e tij nga shtëpia ku u detyrua që të flinte në bodrumin e pallatit.

Continue Reading

Kronike

Vrau pr*ostitutën shqiptare në Francë, kërkohen 20 vjet burg për autorin (Emrat)

Një 32-vjeçar i panjohur më parë për gjykatat është shpallur fajtor në Nice të Francës për vrasjen e Olivias (Brunilda Sadushi (Kovaçi)), një prostitute shqiptare.

Trupi i viktimës u braktis më 25 dhjetor 2019, pjesërisht i djegur, në parkun Valmasque në Mougins. Roman Briy, pasi kishte paguar seks në makinën e tij natën e Krishtlindjeve, e kishte mbytur të renë pa qenë në gjendje të shpjegonte aktin e tij. Prishja e një prezervativi do të ishte shkak.

Prokurori i Përgjithshëm Anthony Carello kërkoi 20 vjet burgim penal të martën pasdite, ndërsa pranoi se ky i pandehur “nuk është një përbindësh” . Ai do t’i nënshtrohet pesë viteve mbikëqyrje gjyqësore dhe rrezikon tre vjet burg nëse nuk zbaton detyrimet e tij shëndetësore.

Një djalë i njohur si i qetë, shumë i afërt me vëllain dhe nënën e tij, ai përmendi marrjen e barnave anabolike të cilat do t’i kishin ndryshuar karakterin pak para tragjedisë. Një farmakolog ekspert e përjashtoi këtë hipotezë. Cindy Marafico, avokatja e tij, i kërkoi Gjykatës dhe anëtarëve të jurisë që ” ltë gjenin një ekuilibër midis asaj që ai bëri dhe asaj që ai është” .

 

 

Eksperti psikolog u shpreh optimist për aftësitë e të akuzuarit, i cili është kthyer në një të burgosur model, për t’u riintegruar. Por mungesa reale e motivit nuk mungoi të shqetësonte prokurorin e përgjithshëm për një përsëritje të mundshme të veprës penale.

Continue Reading

Kronike

‘Qitësi ishte ngjitur me viktimën’/ Ekspertët zbardhin dinamikën e vrasjes së Pjerin Xhuvani

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ngjarje e ndodhur më 21 prill të vitit 2021 pak ditë para zgjedhjeve parlamentare. Tre ekspertët e caktuar për zbardhjen e plotë të dinamikës së rastit kanë dalë në përfundimin se viktima Pjerin Xhuvani, ka pasur pranë vetes një person të armatosur që ka qëlluar i pari me armë zjarri. Sipas ekspertëve, nisur nga gëzhojat e gjetura në vendngjarje, provohet se ka pasur të shtëna me armë nga persona të tjerë përveç Arbër Paplekjat, i cili është dënuar me 22 vite burg korrikun e kaluar për rastin në fjalë.

Sipas ekspertëve, nga kamerat e sigurisë duket se Arbër Peplekaj tërhiqet në momentin që dy grupimet nisin të konfliktohen fizikisht duke marrë pozicion mbrojtjeje, kjo për shkak se ka identifikuar persona te armatosur nga grupi tjetër. Nga hetimet e deritanishme ekspertët gjithashtu kanë përjashtuar mundësinë se viktima (Xhuvani) të ishte i armatosur

“Nga reagimi i të pandehurit që tërhiqet besojmë se ka identifikuar qitësa. Nga gëzhojat që kemi gjetur në vendngjarje, patjetër që Pjerin Xhuvani ka pasur në krah një qitës, jo më larg se 1-2 metra. Në rrobet e Xhuvanit janë gjetur shenja baruti por jo në duar. Kjo çon ekspertizën në përfundimin se ai nuk ka patur armë. Shenjat janë nga arma e qitësit pranë” mësohet të kenë thënë ekspertët.

Sakaq mësohet se konkluzionet e palëve do të jepen më 24 Maj.

Continue Reading

Kronike

Vranë shqiptarin që vodhi kokainën e mafiozit në Holandë, në gjyq ekzekutorët

Dy rekrutues të vrasësve me pagesë për llogari të një trafikanti ndërkombëtar droge po gjykohen në Holandë. Hetimi 26Ëoltz sillet rreth një depoje të gjerë armësh, sulmesh dhe përpjekjes për të vrarë Cor P. në Republikën Domenikane. I arratisuri P. u qëllua në janar 2022. Ai u godit katërmbëdhjetë herë, por i mbijetoi sulmit. Prokuroria Publike sheh pas gjithë kësaj një organizim profesional me dy “ndërmjetës”, Krystian M. 28 vjec dhe 24-vjeçarin Carlos van der S. Ata menaxhonin ekzekutorë që quheshin “ushtarë”

Krystian M. dyshohet gjithashtu se ka qenë ndërmjetësues në vrasjen e Peter R. de Vries. Ai dyshohet se e organizoi atë vrasje me udhëzimet e Ridouan Taghit.

Mbi Van der S. do të ishte Jaouad F., krahu i djathtë i supozuar i Ridouan Taghi. Nuk ishte e qartë në seancën e së hënës pse Cor P. duhej të vdiste. P. kishte ikur nga Holanda gjatë një rasti vrasjeje. Pas sulmit ai u burgos përsëri. Ai tani ndodhet në një qeli të sigurisë së lartë në pritje të apelit në atë rast në të cilin Prokuroria Publike kërkoi dënim të përjetshëm kundër tij.

Një nga viktimat e tjera të supozuara të grupit të Van der S. ishte një shqiptar që dyshohet se vodhi kokainë nga Taghi, tha një nga prokurorët. Të dyshuarit nuk kanë folur për klientët të hënën. “Unë gjithashtu dua të kem një të ardhme,” u përgjigj Van der S.. Thuhet se ai ka rekrutuar fqinjin e tij në Amersfoort si “ushtar” ose ekzekutor. “Nuk duhet t’i trembësh njerëzit”, i shkruan ai këtij “ushtari”.

 

 

Në hetimin 26Ëoltz, shtatë të dyshuar tashmë janë dënuar me burgim me një maksimum prej dhjetë vjet e dy muaj. Çështja penale vazhdon.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING