Connect with us

Politike

Luarasi nuk përmbahet ndaj Bardhit: Tre fakte qesharake! Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat sonte në studion e “Opinion” në Tv Klan.

3 elementë që Bardhi i cilëson fakte për ta akuzuar Olsi Ramën si të përfshirë në çështjen e Xibrakës, pedagogia Iris Luarasi i konsideroi “qesharake”.

Iris Luarasi: 3 elementë që përkojnë me zotin Olsi Rama. E para 45 vjeç në atë vit në Shqipëri mund të kenë qenë dhe 100 mijë tjerë. Burra me flokë të shkurtër, 99% e burrave që jetojnë në Shqipëri. Dhe fakti që është përdorues i asaj makine, ndërkohë që ajo makinë është në pronësi të një zonje dhe e kanë përdorur njerëz të tjerë. Nga deklaratat e zotit Olsi Rama, ai nuk mohon asnjë prej lidhjeve me pronarët e makinës, nuk thotë që nuk i njoh këta njerëz. Me njërin prej tyre thotë kam njohje në distancë. Kështu që të tre këto elementë, unë nuk e di nëse i quajmë dot prova. I bëj një pyetje zotit Bardhi, nëse do ishit gjykatësi, pra nëse ju sot do t’ju vinte një prokuror dhe do u sillte këto tre të dhëna dhe do u thoshte që këto 3 fakte janë të pakundërshtueshme. Juve si gjykatës ça vendimi do jepnit sot?

Gazment Bardhi: Unë nuk jam gjykatës…

Iris Luarasi: Ju keni mbaruar për juridik, supozojmë se jeni gjykatësi i çështjes. Çfarë do u thonit ju në rolin e gjykatësit, jo të prokurorit?

Gazment Bardhi: Ajo që unë kam bërë sot është…Duhet të hetojë prokuroria njëherë që të shkojmë të Gjykata. As rolin e prokurorit se kam bërë unë se po ta kisha bërë, do kisha marrë tabulatet e zotit Olsi Rama.

Iris Luarasi: Dua përgjigjie për këtë pyetje. Dakord ke bërë aq sa ke bërë si politikan, përgjigjiu të lutem pyetjes time. Me gjithë arsimimin tënd juridik…

Gazment Bardhi: Më lejo ta përfundoj. Së pari rastësia e një 45 vjeçari që përdor këtë automjet, që e përdorin gjithë anëtarët e tjerë të grupit kriminal, mua nuk më duket se ka të bëjë me 5 mln shqiptarë.

Iris Luarasi: 5 mln shqiptarë nuk ka në Shqipëri!

Gazment Bardhi: Këtë makinën e kanë përdorur 4 persona.

Gazment Bardhi: Olsi ka ngelur i paidentifikuar.

Iris Luarasi: Kalojmë te përgjigjia të lutem!

Gazment Bardhi: Unë po jap një indicie që ky mund të jetë Olsi Rama, unë jam për të nxitur organet e drejtësisë që këtë dosje që e kanë pluhurosur për ta mbrojtur personin e gjykuar. Po të isha gjykatës i kisha lënë ca detyra Prokurorisë, po s’dua ta marr këtë rol.

Iris Luarasi: E para njëherë nuk mora përgjigjie, megjithatë një njeri me formim fare elementar në pjesën juridike e di shumë mirë që me këto 3 fakte nëse quhen fakte, ti nuk mund t’i japësh asnjëherë fajësi një njeriu. Kur je përdorues i një mjeti, nëse jemi ne të dy në një mjet dhe larg qoftë ty të shkon mendja të merresh me drogë, kjo më bën mua fajtore?!

Gazment Bardhi: Nuk të shkon të bësh avokaten e një trafikanti droge. Je pedagoge dhe u jep leksione studentëve.

Iris Luarasi: Do më tregosh se çfarë do t;u them studentëvr? Për leksione mund të të jap sa të duash dhe mendoj se një njeri që ka mbaruar juridik nuk mund të japë këto 3 fakte qesharake për të akuzuar dhe quajtur fajtor një njeri. Po të isha pedagoge e të drejtës të kisha ngelur në klasë me këto 3 fakte. Sinqerisht si zyshë, meqë më kërkove përgjigjie.

Politike

Rama fton grekët në Shqipëri: Kemi taksa më të ulëta se këtu

Kryeministri Edi Rama po mban një “show” sot me emigrantët shqiptarë në Athinë, teksa gjatë fjalimit nuk la pa thumbuar politikanët grek që erdhën protestuan në Shqipëri, kundër arrestimit të Belerit.

Kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria është e hapur dhe mikëpritëse për grekët dhe i “krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë politikani të keqkuptuar grek që vjen të protestojë atje e pastaj vjen e humb zgjedhjet këtu”.

Ai ftoi grekët që të vijnë në Shqipëri, pasi do të gjejnë taksa më të lira se në vendin e tyre.

“Ndonjë tha se unë nuk duhej të vija për vizitë tek ju, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjar, ata do kuptojnë që unë nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm. Kam ardhur të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie. Kam ardhur të flas me qytetarët e barasvlershëm në europën demokratike. Ju shqiptaret e Greqisë jeni sot një vlerë e shtuar e punës, e ekonomisë, dijes, kulturës së këtij vendi të bekuar ku qëndron prej 25 shekujsh djepi i filozofisë dhe demokracisë me të cilin na lidh jo vetëm fqinjësia.

Shqiptarët janë të dashuruar me brigjet e Greqisë, por gjithnjë e më shumë greke po zbulojnë Shqipërinë ku ndihen si në shtëpinë e tyre. Grekët kanë qenë janë dhe do të jenë të mirëseardhur në Shqipëri jo vetëm për të pushuar por dhe për të punuar hapur dyqane, ngritur kompani, startuar linja investimesh për të përfituar nga një regjim taksash shumë më i ulët se në Greqi. Madje Shqipëria është kaq mikpritëse për grekët sa nuk i krijon asnjë telash. Përkundrazi i krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë politikani të keqkuptuar grek që vjen të protestojë atje e pastaj vjen e humb zgjedhjet këtu! Byjrum! Si në shtëpinë tuaj.” – deklaroi kryeministri shqiptar.

Po ashtu Rama tha se grekëve etnikë në Shqipëri nuk i mohohet asnjë e drejtë dhe trajtohen njësoj si shqiptarët.

“Greket e Shqipërisë kanë hallë, kanë probleme. Ne duhet dhe do bëjmë ende për ta, por e vërteta e madhe jashtë lojërave politike, por asnjë hall i tyre nuk është i ndryshëm nga hallet e qytetareve shqiptarë. Në një vend si i yni që përparon përditë, por kur plagët e trashëgimisë negative janë ende jo të mbyllura. Ama kurrë, asnjëherë në asnjë rast një grek etnik  në Shqipërinë e 10 viteve të fundit nuk ka pasur asnjë hall apo problem për shkak të kombësisë së tij. Në asnjë rast, grekëve etnikë nuk i është mohuar e drejta e tyre e besimit, e gjuhës, e pronës. Kurrë, asnjëherë në asnjë rast qytetareve greke të Shqipërisë nuk i është mohuar e drejta e votës apo zgjedhjes”, u shpreh Rama.

Sa i takon pronave, kryeministri tha: “Nëse flasim për pronat, këtu ju jeni përfaqësia kombëtare e Shqipërisë. E kush nga ju që ka një shtëpi apo një tokë në ato zona ku ende nuk është bërë shpërndarja e titujve të pronësisë mund të thotë të kundërtën, që ky është problem i Shqipërisë”.

Continue Reading

Politike

Rama në Athinë/ Beleri mesazh nga burgu: Do që të provokojë Greqinë

Kryeministri Edi Rama po mban sot një “show” me këngëtare me shqiptarët e Athinës, teksa kjo ditë përkon edhe me një vjetorin e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Ky i fundit ka reaguar me një mesazh nga qelia, ku takimin e Ramës me shqiptarët e Athinëls sot e konsideron “si një provokim”, por që siç shprehet “nuk do t’ia dalë”.

Fredi Beleri shprehet se Rama zgjodhi pikërisht datën 12 Maj, pasi e ka shqetësuar kandidimi i tij.

“Ai dëshiron të provokojë Greqinë, të bëjë një shfaqje force brenda Shqipërisë dhe të ulë moralin e grekëve në rajon. Ai nuk do t’ia dalë. Askush nuk mund të luajë me krenarinë dhe dinjitetin e helenizmit”, përfundon mesazhi i Fredi Beleri.

Continue Reading

Politike

”Asnjëherë grekëve etnikë nuk u janë mohuar nga shteti shqiptar të drejtat e tyre”, Rama mesazh Greqisë

Rama: Shqiptarët e Greqisë jeni dëshmia më e madhe më e fortë më e bukur e kësaj ndërlidhjes me miliona fije të pa këputshme të fateve në histori mes dy popujve siç janë minoritarët, një thesar i vyer i shoqërisë sonë e cila funksionon sot brenda një kornize, garanci ligjore për minoritetet që de fakto e bën Shqipërinë një nga shembujt më përparimtarë mes vende të Këshillit të Evropës. Ata kanë halle kanë probleme, grekët e Shqipërisë, duhet të bëjmë ende më shumë për ta, por e vërteta më e madhe jashtë fushës së vogël të lojërave politike me topin katror ballkanikë është se asnjë hall apo problem i tyre nuk është i  ndryshëm nga problemet e shqiptarëve, në një vend si i yni që përparon përditë, por kur plagët e trashëgimisë negative të së shkuarës së afërt dhe të largët nuk janë ende plotësisht të mbyllura, në asnjë rast një grek etnik nuk ka pasur asnjë hall apo problem për shkak të kombësisë së tij, kurrë, asnjëherë grekëve etnikë nuk u është mohuar nga shteti shqiptar e drejta e tyre e besimit, e gjuhës apo pronës. Shqipëria nuk ka asnjë pretendim tjetër veç respektit reciprok, kujdesit reciprok që jetojnë në dy shtet tona, marrëdhënieve reciproke të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë.

Continue Reading

Politike

“Shqiptarët nuk janë më…”/ Rama nga Athina: Disa u çuditën, të tjerë thanë se nuk duhet të vija

“Faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse, në këtë strehë kaq të madhe. Entuziazmi juaj më përul, por mbi të gjitha jeta dhe vepra juaj më mbushin me frymëzim. Ju jeni bërë shëmbëlltyra e jashtëzakonshme e krenarisë tonë në këtë pjesë të Evropës.

Disa këtu në Greqi u çuditën, të tjerë u mërzitën, ndonjë edhe tha se unë nuk duhet të vija për vizitë tek ju, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjar ata do kuptojnë që nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm, por kam ardhur të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie. Kam ardhur të flas me qytetaret e barazvlefshme të Greqisë. Shqiptarët nuk janë më të leckosur, por janë krenarë të Shqipërisë”, tha Rama.

Continue Reading

Politike

“Disa na nxorën pengesa për takimin”, Klosi nga Athina: Të zgjidhim me negociata problemet që krijon politika

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi deklaroi në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë se ka patur probleme në realizmin e këtij takimi. Klosi tha se u krijuan pengesa artificiale me poltikën që nuk donet që të mbahej ky takim. Ai shtoi se me negociata do duhet të zgjidhim dhe problemet e pakuptimta që politika krijon.

“Mirënjohje dhe falënderime pafund. Në këtë tubim duhej të ishte një gjë fare e thjeshtë, se sa thjeshtë duhej të ishte organizuar ky takim. Fatkeqësisht patëm shumë vështirësi në realizmin e këtij takimi. Jemi sot me Ramën, sot në turin ‘Krenar për Shqipërinë’ që nis këtu në Athinë, pastaj në Milano, Londër, kudo ku ka shqiptar, për të folur me ta.

Sa keq që vetëm këtu patëm disa probleme, pengesa të çuditshme për organizimin e takimit, pengesa artificiale, njësoj si politika kërkon të krijojë konflikte, në kundërshtim total me frymën dhe pjesëmarrjen e këtyre njerëzve. Politika përpiqej ta pengonte takimin. Nga kjo sallë e mbushur me europianë, jam i bindur se njësoj siç kapërcyem, duke folur dhe duke negociuar, ja dolëm t’ia zgjidhim. Me këto negociata ne do duhet të zgjidhim dhe problemet e pakuptimta që politika krijon vetëm për arsye elektorale mes dy popujve tanë”, tha Klosi.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING