Connect with us

Aktualitet

“Pse nuk ka foto të Olsi Ramës me trafikantët/Hoxha për denoncimin e Bardhit

Artan Hoxha tha se nuk ka një fotografi të Olsi Ramës me trafikantët edhe pse ata ndiqeshin nga Operacionalja me mbikqyrjen e autoriteteve gjermane. Hoxha tha se kjo tregon se ose nuk ka lidhje mes vëllait të kryeministrit dhe trafikut të drogës, ose prokuroria ka fshehur pamjet.

Gazetari deklaroi se në këtë histori ka personazhe të tjerë të lidhur me politikën që janë përfshirë, ndërkohë që tha se Bardhi ka nxjerrë vetëm një fragment nga dosja zyrtare.

“Duket sikur tek fashikulli voluminoz i dosjes, për shkak të përfshirjes së autoriteteve, Gaz Bardhi ka hequr një fletë aty dhe e ka kapur. Kjo është çështje e hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. E kanë hetuar prokurori i sotëm Olsian Çela dhe prokurori tjetër, Edvin Kondili. Dy nga më të mirët që kishin Krimet e Rënda. Pra, po ta shohësh, kemi përdorur kapacitetet më të mira të hetimit. Është bashkëpunuar me palën gjermane.

Në rast se ajo degë e grupit në Gjermani nuk do të dilte direkt në treg, për të kërkuar blerës për 100kg, nuk do të tërhiqte vëmendjen. Kjo histori ka patur emra të tjerë të përfolur, por kur është marrë fashikulli, është marrë ky. Po ta shfletosh atë dosje, ke plot elementë që mund t’i kapësh. Ka persona me lidhje me politikën.

Vij të makina, është një nga elementët. Kush e bëri atraktiv? Shumë ngjarje tjetërkush ka emrin dhe tjetërkush është përdoruesi. Pronarja e mjetit rezultonte motra e një ish-ministre dhe bashkëshortja e djalit të një ish-zyrtari të lartë të Policisë së Shtetit. Kjo tërhoqi vëmendjen. Këto ishin elementë rastësor.

Bardhi i referohet të dhënave të TIMS. Të gjithë këto që ka publikuar Bardhi janë në dosje dhe janë të hetuara. Ajo ka kaluar shkallët e gjyqësorit. Ka qenë Gjykata e Krimeve të Rënda. Pse nuk është zbardhur dhe është veçuar nga dosja ky personazhi? Janë përdorur disa makina, jo vetëm kjo. Nuk ka qenë kaq e thjeshtë historia, por ka kaluar dhjetë vjet dhe harrojnë njerëzit.

Ky laborator, disa mjete transporti dhe këta shtetas janë mbajtur në vëzhgim nga Operacionalja. Nëse thonë janë ulur këta të tre dhe një person 45 vjeç, Operacionalja ka fotografuar dhe ka filmuar, kanë lënë provë. Ose nuk i kanë filmuar, ose prokurorët i kanë fshehur.

Çudia që më bën, skuadra Operacionale që ishte nën mbikqyrjen e gjermanëve, nuk e kanë fotografuar? Nëse e kanë, ta shohim a është ky Olsi. Ai edhe paruke po të vendosë, ka elementë që duket, se është i gjatë”, tha Hoxha.

Si u kap grupi i Xibrakës ?

Artan Hoxha: Informacioni fillestar mbi këtë operacion ka ardhur nga autoritetet gjermane. E ka ndjekur çështjen dhe kanë patur prezencë në terren kur është bërë ndërhyrja në mesditën e 14 janar 2015. Gjatë atij operacioni, në rrugën nacionale Elbasan-Librazhd, në fshatin Xibrakë është gjetur një ambjent që ishte laborator kokaine. U kapën sasi të konsiderueshme. U kapën shtetas shqiptarë dhe kimistët kolumbianë. Ishte një nga laboratorët që cilësohej më i rëndësishëm i kapur ndonjëherë.

Objektivi ishte lënda narkotike kokainë, që vinte nga një kartel që dispononte jo vetëm lëndën narkotike, por edhe kimistët që e kishin kthyer kokainën në një tretësirë që iu vendoseshin teshave dhe më mbrapa kjo sasi nëpërmjet një procesi kimik, rikthehej në gjendjen fillestare. Në momentin kur janë kapur kimistët kolumbianë, u zbërthye skema, u zbulua se si kthehej kokaina në gjendje fillestare dhe bëhej gati për treg.

Pse ishte zgjedhur Shqipëria dhe ky vend në dalje të Elbasanit?

Në momentet e para kur grupi ka testuar linjën, nëse ishte në gjendje ta fuste kokainën në Shqipëri, bashkë me kokainën që vinte në formën e tjetërsuar, ishte futur edhe një sasi kokaine pluhur, që testonte aftësitë e grupit shqiptar për të trafikuar direkt nga Amerika Latine dhe garancia për të mos u prekur nga autoritetet.

Organizata krijoi infrastrukturën, solli pajisjet, kimistët, mbulimin e biznesit, krijoi lidhjet, kontaktet dhe besimin në Amerikën Latinën, u ra dakord për pagesat dhe i duhej një treg se ku do të shitej, një treg i qëndrueshëm.

Një nga vendet ku do të shitej kjo kokainë, ishte pikërisht Gjermania, kontaktet e grupit, në disa vende, filluan të lëvizin në treg dhe të kërkojnë blerës.

Në Gjermani, kishin udhëtuar me një çift. Atje u vunë në lëvizje për të kërkuar treg për të shitur 100 kg kokainë. Kur hynë në treg dhe kërkuan blerës për këtë sasi, autoritetet gjermane, me informatorët që kishin në treg, me agjentët e infiltruar, siguruan inforomacion se një operator i r inga Ballkani po tentonte të futej në treg dhe të trafikonte sasi të mëdha.

Dyshimet ishin se edhe rivalë të grupit atje, mund t’ju prishnin tregun. U futën në lojë autoritetet gjermane. Ndjekin çiftin e shqiptarëve që kërkonin tregun. Doli që baza nga ku do të vinte kokaina ndodhej afër kryeqyteti i Shqipërisë.

Erdhën vetë, kërkuan që të mbahej kjo gjë sekret.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, binte në sy se ishte në grup Ermal Hoxha, që e ka kryer dënimin. Mes personazheve, më i rëndësishmi, Genci Xhixha nuk është arrestuar akoma, dyshohet se është në Amerikën Latine akoma.

Kush i dha ngjarjes peshën e madhe? Përveç laboratorit, sasisë dhe kolumbianëve, informacionit të gjermanëve, ajo që e bëri në ato momente dhe krijoi mjaft vëmendje ishte fakti që në këtë sipërmarrje kriminale ishin përfshirë pjesëtar të rëndësishëm të botës së krimit, organizata me aktivitet në dekada.

Para se të dilte Olsi, ishin disa të tjerë, te politika. Në nuk mund të themi ata që nuk janë dënuar dhe janë në aktivitet.

Advertisement