Connect with us

Kosova

Qeveria Kurti “nuk jep dorëheqje”/ Konjufca: Nuk shkohet kështu në zgjedhje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pohoi pas mbledhjes së Kryesisë se në dijeninë e tij, nuk ka pasur ndonjë takim të rëndësishëm ku është diskutuar koha më e përshtatshme për zgjedhje.

“Ky është një rast i rrallë ku të gjitha partitë pajtohen që të shkojnë në zgjedhje, por nuk po arrijnë dot ta vënë këtë në jetë”, tha ai. Konjufca insistoi se mosmbajtja e zgjedhjeve nuk është çështje droje, por mungese të vullnetit të mazhorancës që kjo të ndodhë përmes dorëheqjes për motivin e thjesht sipas tij, se nuk ka arsye perse qeveria e Kosovës të dorëhiqet.

Pak ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin u shpreh se për partinë e tij “është njësoj”. “Unë nuk kam problem për asnjërin variant. Nëse opozita do zgjedhje te parakohshme, duhet të shpërbëhet Kuvendi”, tha Kurti, pa përmendur sakaq ndonjë arsye përse do të duheshin zgjedhje te tilla vetëm disa muaj para përfundimit të mandatit qeverisës. Ai madje shkoi deri aty sa të theksonte se për shpërndarjen e Kuvendit, partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, mund ta ndihmojë opozitën për t’i arritur votat e nevojshme.

Opozita kërkon prej kohësh zgjedhje të reja për shkak të atyre që i përshkruan si dështime të vazhdueshme të Qeverisë në planin e brendshëm dhe në politikën e jashtme. Megjithatë, ajo nuk ka konsensus për mënyrën se si të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Advertisement