Pinknews
Heidi braktisi shtëpinë e “BBV”, banorja flet për dasmën: Nuk jetoj me prindërit e Romeos
Heidi Baci la sot shtëpinë për pak minuta, për të dhënë një intervistë ekskluzive në “Ftesë në 5”, surprizë që e përfitoi pas shtypjes së pulsantit.
E pyetur nga Bieta Sulo nëse do të jetojë me prindërit e Romeos pasi të dalë nga “Big Brother VIP”, banorja tha se “duhen para ca gjëra jashtë”.
“Jo, këtë jo. Okej, ishte dasmë simbolike, por janë ca gjëra që duhen parë edhe jashtë. Jeta ime është shumë ndryshe, ca gjëra duhen parë. Por, ne nuk luajmë. Nuk është në qëllim tona”.
Ndërsa për prindërit e saj, modelja u shpreh e bindur se ata e mbështesin në zgjedhjet e saj.
“Ata duan që unë të jem e lumtur. E dinë që jam një gocë me këmbë në tokë, por më mbështesin në gjërat e mia personale”.