Aktualitet
Curi: Një analist që mban kapele republike paguhet nga vende armiqësore
“Çfarë bëhet me të ashtuquajturin analist që jashtë mban një kapele republike dhe kur futet në studio e heq?” kështu u shpreh në studion e emisionit “3 D nga Alban Dudushi” në RTSh analisti Arjan Curi.
Analisti gjithashtu theksoi se ky personazh flet kundër çdo zhvillimi dhe çdo investimi perëndimor i cili financohet nga vende armiqësore me Shqipërinë.
“Çfarë bëhet me të ashtuquajturin analist që jashtë mban një kapele republike dhe kur futet në studio e heq? I cili flet kundër çdo zhvillimi, çdo emancipimi, çdo teknologjie kundër çdo investimi perëndimor sa herë i kërkohet edhe pse fshihet pas një të ashtuquajturës subjekt patriotik. Çfarë bëhet? Ku do ja gjesh parat atij, ose i thua dot emisioneve politike mos e ftoni këtë analist? Ky financohet nga vende armiqësore me Shqipërinë vetëm të flasi kundra Skavicës po themi”, u shpreh Curi.