Kronike
Ndërron jetë 55-vjeçari, u rrëzua nga godina ku po punonte në kantier ndërtimi
Një punonjës 55-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të mërkurë pas një aksidenti në vendin e punës.
Sipas policisë, rreth orës 09:00, te Kodra e Diellit në Tiranë në një kantier ndërtimi, shtetasi S. B., 55 vjeç ra nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën në spital rreth orës 13:10.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së rëndë.