Kosova
Shqiptarët e Kosovës kanë nevojë për një fajtor/ Urrejtje pas telave me gjëmba
“Shumica e shqiptarëve ende besojnë se pavarësia, përparimi, liria dhe demokracia e tyre varen, nga ballafaqimi me ‘serbët e këqij’, dhe se shqiptarët e Kosovës kanë nevojë për një fajtor” – Kështu ka shkruar – redaktori i portalit Kosovo online, Millosh Gariq, I cili gjithashtu ka theksuar se veçanërisht ogurzezë është deklarata “derisa Serbia t’i lërë të qetë serbët, ata do të vuajnë”, e thënë nga një numër i madh përfaqësuesish të elitës shqiptare në Kosovë.
“Shumë shqiptarë në Kosovë nuk i konsiderojnë të zgjedhurit e tyre përgjegjës për problemet e mëdha në ekonomi, drejtësi, shëndetësi, përkujdesje sociale dhe arsim, sepse ata i kanë gjetur fajtorët e tyre, ata janë serbët” – shkruan Gariç, duke potencuar se edhe pas 25 vitesh, një numër i madh i shqiptarëve në Kosovë ndihen triumfues dhe superior ndaj serbëve, duke mos kuptuar se në fakt po e mbajnë në një spirale tragjike të urrejtjes.
Nexhmedin Spahiu është ndër të paktët intelektualë shqiptarë në Kosovë që nuk i shmanget një përshkrimi real të situatës aktuale.
“Po, është e vërtetë që shumica dërrmuese e shqiptarëve në Kosovë i konsiderojnë serbët armiq, por kjo nuk ndodh, natyrisht, me të gjithë shqiptarët. Ajo që është interesante është se Albin Kurti nuk perceptohet nga shqiptarët si armik i serbëve. Është një paradoks. Edhe pse nga publiku serb ai perceptohet si armiku më i madh, komuniteti shqiptar nuk e konsideron atë si armik të qartë të serbëve. Albin Kurti ka përkrahje te shqiptarët në Kosovë për arsye krejtësisht të ndryshme” – deklaroi Spahiu, duke theksuar se nëse do të arrihet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kjo do ta zvogëlonte shumë qëndrimin armiqësor.
“Por për pajtimin e vërtetë ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, duhet të ndryshohet narrativa që mësohet në shkolla, në histori dhe letërsi, sepse është në interes edhe të shqiptarëve edhe serbëve, por edhe të gjithë rajonit” – potencoi Nexhmedin Spahiu
Nga ana tjetër, profesori Mazllum Baraliu nga Universiteti i Prishtinës, tha se shqiptarët nuk i konsiderojnë serbët si armiq. Sipas tij,: –
“Absolutisht nuk qëndron dhe nuk ka qenë asnjëherë kështu, qoftë edhe në momentet më të këqija, sepse e vërteta është që kemi pasur konflikte me njëri-tjetrin, por mendoj se qëndrimi i qytetarëve ka qenë gjithmonë më i mirë se qëndrimet, synimet dhe politikat e elitave politike”
Ai beson se marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve nuk janë shkatërruar plotësisht dhe tregon se sa i madh është keqkuptimi mes serbëve dhe shqiptarëve në këto momente.
“Kurti nuk ka mundur të vendos dialog me serbët në Kosovë, sepse nuk e ka lejuar Serbia që dëshiron të jetë e pranishme në Kosovë përmes serbëve. Besoj se derisa Serbia t’i lërë të qetë serbët, ata do të vuajnë, sepse tani nuk po vendosin asgjë, por duhet të vendosin vetë për fatin e tyre në Kosovë” – ka deklaruar Baraliu