Pinknews
Çiljeta ‘pa dorashka’, rrëfen historinë e dashurisë me portierin e Partizanit
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka ndarë me një pjesë të fermerëve historinë e njohjes me partnerin e saj, portierin e Partizanit Alban Hoxha. Në rrëfimin e saj Çili tregon se gjithçka ka nisur si shoqëri. Fermerja rrëfen se pëlqimi i saj ka nisur kur ka ndjekur live ndeshjen e partnerit.
“Jemi njohur rastësisht, në një koncert timin. Atë ditë jepte intervistë ky, jepja edhe unë. Erdhi bashkë me gazetaren tek lokali ku këndoja unë.Vjen ky njëshi dhe më thotë gazetarja është filani, unë nuk merrja vesh fare nga sporti. Mirë i thashë unë, le të ulet tek tavolina jonë. Pasi këndova unë, më thotë mua të bëjmë një foto. Nxjerr telefonin ky për të bërë foto, do ti ju fik telefoni në moment. Unë për t’a nxjerrë nga sikleti i them nuk ka gjë, e bëjmë foton me telefonin tim. Pas një jave doja të postoja një foto në instagram unë, hyra të shihja ndonjë foto, por e kisha harruar fare që kisha bërë foto me Albanin. Kur shoh unë foton më këtë, po hedh këtë foto thashë, se më pëlqeu vetja, kisha dalë edhe bukur. Por unë si mbaja mend emër mbiemër dhe kush ishte.