Connect with us

Pinknews

Përplasje e ashpër te ‘Dhoma e torturës”/ Meritoni: Jemi të frikësuar

Pak momente më herët, 3 të skualifikuarit, Meritoni, Egla dhe Ilnisa, të cilët ndodhen në dhomën e ‘Torturës së Bardhë’, janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin.

Edhe pse janë vetëm ata, ‘zhurma’ që po krijojnë është tepër e madhe.

Siç e dimë tashmë vetëm dy prej tyre do kenë të drejtën e hyrjes përsëri në shtëpi duke iu bashkuar banorëve të tjerë.

E për këtë ka qenë Egla e cila pak momente më herët i është drejtuar çiftit duke i thënë: ‘E dini që do i bëni nder vetes po të dilni vetë?’, dhe është afruar tek dyshja.

Ka qenë Meritoni i cili ka nisur ironitë ndaj saj dhe është shprehur: ‘Mos na përndiq! Jemi të frikësuar!’

 

Advertisement