Connect with us

Politike

Neritan Liçaj revoltohet me shqiptarët: Turp dhe faqe e zezë

Aktori Neritan Liçaj ka qenë dje poshtë dritares së Sali Berishës, në mbështetje të këtij të fundit.

Ai është shprehur i zhgënjyer me shqiptarët, pse lejojnë të drejtohen, nga një bandë e ish-Sigurimit të shtetit.

“Zemra më e fortë është zemra e vullnetarit, e atij që del vullnetarisht me shpirt, të lirë, atë as nuk e blejnë, as nuk e thyejnë dot.

T’ju them se çfarë janë në majë të këtij vendi?

Janë vjedhja dhe korrupsioni, banditizmi, krimi, trafiqet, dhe mbit të gjitha llafet.

Ka shumë llafe, ka një inflacion të paparë llafesh dhe nuk di nga t’ja filloj.

Dhe po t’ja filloj, dihet gjithçka është në dritën e diellit.

Gjithë qelbësirëllëku dhe llumi i Shqipërisë është në dritën e diellit, nuk po merrem fare me këtë gjë, se do ju lodh kot.

Jeni burra dhe gra të zgjuara dhe i dini vetë.

Ajo që doja të thoja është se është koha për veprim, është koha për aksion, është fjala tek “çfarë do bëhet”?

Dhe e para që dua të bëj thirrje… është gjithë shqiptarëve që pranojnë për turp dhe faqe të zezë, t’i shkelë një bandë kriminale e ish- Sigurimit të Shtetit dhe ish bllokut të udhëheqësave dhe një bandë kriminale e atyre të Soros.

Unë nuk e kuptoj, si mund ta pranojnë këta shqiptarë të komandohen nga këta dhe të jemi argantë në vendin tonë? Të jemi emigrant në vendin tonë”, tha ai.

Advertisement