Connect with us

Pinknews

Shkak Ledioni? Meritoni shpërthen ndaj produksionit pas Prime-t: Ndaç bini zarf të zi, ndaç zarf të kuq.

Meriton Mjekiqi, ka pasur pakënaqësi në lidhje me produksionin e Big Brother, dhe për këtë gjatë mbrëmjes së djeshme, pas spektaklit, nuk ka vendosur mikrofonin, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme.

“Nuk e ndez mikrofonin jo, nuk e ndez, a po më nin. Ndaç bini zarf të zi, ndaç bini zarf të kuq. Këtu nuk respektohet asgjë, dhe ju kërkoni që të ndez mikrofonin. Ta lëshojnë batutën për fustan si me hëngër fara, e veshe se veshe fustanin”, shprehet Meritoni, i cili duket të jetë i mërzitur dhe nga batutat e Ledion Liços, pasi banori kishte refuzuar të vishte fustan, në kuadër të një skeçi që kishin bërë djemtë në shtëpi.

Ndërkohë situata vazhdon e njëjtë për disa orë, edhe pse Françeska dhe Graciano u përpoqën që ta bindnin Meritonin që të vendoste mikrofonin dhe t’i bindej rregullave të Vëllait të Madh.

Françeska: Nuk ia vlen

Graciano: Është gjynaf, ku do të dalësh me këtë?

Meritoni: Të sjellin zarfin e zi

Françeska: Je këtu për dy kauza, për Loarin dhe për Ilnisën

Meritoni: Pa merak

Françeska: Çfarë do të arrish pa mikrofon?

Meritoni: Do e marrësh vesh jashtë

Françeska: Nëse je i bindur unë të mbështes

Pinknews

“Zemra ime…”/ Romeo e quajti motër, Bora Zemani reagon e përlotur

Ditën e djeshme Romeo i ka treguar Heidit se kur ka qenë i vogël u ka kërkuar prindërve të kishte edhe një motër, për shkak se ka vetëm dy vëllezër, binjakun e tij Donaldin dhe vëllain e vogël Marion. Ama tregon se këtë dëshirë ia ka plotësuar Donaldi, pasi partnerja e tij, moderatorja Bora Zemani nuk është vetë një kunatë për Romeon, por e konsideron atë motër.

Romeo: Shpresoj ta ketë mbaruar edhe Bora emisionin. Marrim Borën dhe Donin dhe ikim. Bëhemi një grupë i lezetshëm. Kam përshtypjen që do shkosh shumë mirë me Borën se është “funny”, super gocë. Unë e kam motër. Gjithë kohës i jam lutur mamit dhe babit të më bëjnë një motër, Doni më solli Borën në shtëpi pastaj. Realisht unë më shumë hapem me Borën sesa me Donaldin.

Këtë moment Bora e ka postuar në Instastory dhe ka shkruar për Romeon:

Zemra ime sa më ka marr malli

Mezi pres të të përqafoj

Continue Reading

Pinknews

Rrugëtimi i tij në BBV3/ Ledion Liço e përshkruan me fjalët emocionuese

Ndërsa të shtunë mbrëma do të transmetohet drejtpërdrejtë finalja e madhe e “Big Brother Vip”, natë e cila premton shumë surpriza dhe emocione, Ledion Liço ka gjetur rastin të përshkruajë me disa fjalë eksperiencën dhe rrugëtimin e tij gjatë këtyre muajve si prezantues i këtij formati.

Në një postim në Instagram ai ka publikuar një video përmbledhëse me momentet më gazmore dhe epike të tij gjatë prezantimit live të spektaklit. Ai ndër të tjera ka gjetur rastin të falënderojë edhe ndjekësit apo mbështetësit për kritikat, urimet dhe meme-t për të cilat ai është bërë virale kudo në rrjete sociale, kryesisht në Tik Tok

“Ka qenë një nga rrugëtimet më të bukura që kam përjetuar dhe për këtë i jam mirënjohës të gjithë atyre njerzve të mrekullueshëm që e bëjnë këtë program kaq të dashur. Ju falenderoj të gjithëve ju, shikuesve dhe tifozëve të këtij super-programi për sugjerimet, kritikat, urimet, mbështetjen dhe memet, i dua të gjitha, dhe ju dua ju, të gjithëve. Faleminderit @sarahoxhaaa për ndihmën dhe udhëheqjen e shkëlqyer. Faleminderit @lorihoxha për besimin dhe mbështetjen e pakursyer në momentet më vendimtare!

Faleminderit, shihemi të Shtunën, në Finale”, shkruan Ledion Liço.

 

Continue Reading

Pinknews

Egla ulëret “e tronditur”/ Çfarë i ndodhi papritur banores?

Edhe pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e “BBV3” ku 5 finalistët janë Romeo, Egla, Meriton, Juli dhe Heidi.

Siç duket dhe këto pak ditë që u kanë mbetur ende në shtëpi, banorët po mundohen ti shijojnë në maksimum mes të qeshurash dhe momente gazmore me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme Juli dhe Heidi janë munduar të trembin Eglën, e cila ndodhej në lavanderi dhe mund të themi që ia dolën mbanë.

Pasi Egla ka ulëritur me të madhe, Juli dhe Heidi kanë shpërthyer në të qeshura.

 

Rikujtojmë që ditën e shtunë do të shpallet fituesi i këtij edicioni.

Continue Reading

Pinknews

Epo dhe këtë e dëgjuam/ Ndjekësit nxjerrin zbuluar ndërhyrjen e Arbanës në gjoks

Moderatorja shqiptare Arbana Osmani ndodhet me pushime në Mykonos. Së bashku me mikeshat e saj, përfshirë edhe moderatoret e njohura Xhemi Shehu e Orinda Huta, po shijojnë diellin në plazhin më të bukur të Greqisë.

Ato që ranë më shumë në sy ishin trupat e tyre, e sidomos gjoksi i Arbanës, i super komentuar nga njerëzit. Ky ndryshim ka ngjallur kureshtjen te fansat, duke aluduar se ajo mund të ketë kryer ndërhyrje në gjoks.

Disa prej komenteve:

-Ta gezosh gjoksin super mami

-Te paskan ber super pun t’a kan rregullo gjoksin
-Na vjen inat pse nuk e kemi dhe ne gjoksin pas 2 lindjeve si kto. Ca formule kan përdor?

Continue Reading

Pinknews

‘Është vrasës, më ka goditur’/ Fjolla Morina nxjerr anën e errët të Fisnik Sylës

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, e cila u dënua me 6 vite burg pas u kap me armë në  në pikën kufitare të Morinës në vitin 2020 teksa po hynte në Shqipëri, ka deklaruar se pistoleta nuk ishte e saj, por e Fisnik Sylës.

Ajo ka deklaruar se ish-partneri i ka futur armën në çantë duke i kërkuar që të merrte përsipër përgjegjësinë treksa i premtoi se nuk do të bënte asnjë ditë burg, pasi do të “jepte para”.

Fjolla Morina deklaroi se Fisnik Syla i tha që “mbaje ti sepse veç një dënim është sepse unë i kam letrat e Belgjikës dhe mos mi prishin”, teksa theksoi se nuk i janë marrë shenjat e gishtave.

Fjolla Morina: Unë atë natë jam nisur me atë (Fisnik Sylën) për të xhirua në Shqipëri. Arma ka qenë e tij, e ka futur në çantë tek unë dhe më ka thënë mbaje ti sepse veç një dënim është sepse unë i kam letrat e Belgjikës dhe mos mi prishin. Unë e mora përsipër, por në fakt nuk ishte e mija, kam dhe dëshmi të tij që ka qenë e tij dhe është edhe personi i tretë që ka qenë me neve, edhe ai mund të vijë të dëshmojë që arma ka qenë e tij. Unë kam bërë burg dy muaj për një barrë që i përket atij, prej mashtrimeve të tij.

Jo nuk kanë marrë shenjat e gishtave sepse shenjat e mia të gishtave nuk kanë qenë aty, nuk e kam prekur fare armën me dorë dhe nuk kam pasur kurrë probleme në jetë me shtetin shqiptar. Ishte hera e parë që përballesha me këto, por që ka ngel e imja dhe unë akoma po pres Apelin dhe i bëj thirrje shtetit shqiptar që sa më shumë të këqyrë rreth kësaj sepse unë të lë një vajzë rrugëve, një fëmijë 8 vjet për Fisnik Sylën, të bëj burg për të është shumë e rëndë.

Më ka dënuar 6 vite, nuk mund të dal askund. Apeli nuk është e formës së prerë, unë po pres prej Apelit për të më bërë një thirrje për të thënë që arma nuk ishte e imja, kam rënë pre e mashtrimeve të tij.

Ai gjatë gjithë kohës më ka shkruar mesazhe që unë do ta kryej punën, nuk ke për të bërë asnjë ditë burg ose unë do dorëzohem vetë. Kam për të ta kryer punën, do jap para. Do doja që dikush të merreshe me këtë çështje dhe të përfundojë sepse ka katër vite që unë jam bllokuar dhe jashtë Kosovës nuk mund të dal

Gjithashtu Fjolla Morina e ka quajtur Fisnik Sylën kriminel dhe mashtrues duke pretenduar se ai e ka dhunuar.

Madje Fjolla Morina theksoi se dhuna ka qenë arsyeja e ndarjes, duke shtuar se edhe sot është në psikiatri dhe merr ilaçe prej tij.

Fjolla Morina: Ka përdorur dhunë fizike ndaj meje dhe kjo ka qenë arsyeja pse unë jam ndarë. Ka qenë edhe arsyeja që u ndava se më mbeti barra mua dhe nuk u krye kjo puna. Ai më gënjeu tërë kohës.

Nuk e kuptoj këta gazetarët që merren me një njeri të tillë që vetëm prej meje ai u bë i njohur. Ai u lidh me mua vetëm për t’u bërë i njohur. I them gazetarëve që janë amatorë që merreni me një mashtrues dhe kriminel që ma ka shkatërruar jetën deri më edhe sot në psikiatri, jam me hapa prej atij. Në psikiatri kam përfunduar prej këtij rasti të gjykatave.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING