Connect with us

Politike

Akuzat për vëllain/ Rama: Shpifje haluçinante nga një çingije që spërdridhet

Kryeministri Edi Rama i konsideron shpifje, akuzat ndaj vëllait të tij, Olsi Rama, të bëra nga Gazment Bardhi.

Në emisionin “Real Story” Rama u shpreh se Bardhi është një çingije që spërdridhet për t’i dhënë kënaqësi padronit të radhës.

Kreu i qeverisë, ndër të tjera shtoi se pa Partinë Socialiste, nuk do të kishte reformë në drejtësi dhe stabilitet në punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Pjesë nga intervista

Sokol Balla: I referoheni akuzave ndaj vëllait tuaj?

Edi Rama: Po çfarë mund të pritet tjetër, nga një çingije që hidhet nga prehëri në prehër dhe spërdridhet për t’i dhënë kënaqësi padronit të radhës dhe për të marrë nga padroni i radhës pastaj atë vlerësimin e çingijes më të preferuar. Çfarë mund të bëjë tjetër, çfarë mund të presësh tjetër? Ndërkohë që ana serioze e gjithë kësaj është që pa PS nuk do kishte reformë në drejtësi dhe pa PS, nuk do kishte stabilitet në punën  e SPAK. SPAK-u sot është një organizatë që ka mundësinë të punojë me stabilitet të plotë dhe është i sulmuar vetëm nga një segment i politikës që edhe ata nuk kanë çfarë.. c’mund të bëjë tjetër për të mbijetuar aq sa mund të mbiejtojë dikush që i ka hapësirat të kufizuara. Kështu që, në një hapsirë të kufizuar përpiqet të shpjegojë që ia kanë kufizuar hapësirën se këtu po bëhet në padrejtësi e madhe, një tjetër, hipën nëpër paralele, shtylla, hipën nëpër diga, për të treguar se di të fluturojë..  gjithsesi ai fluturon. Pra, është një situatë që është si rezultat i faktit që drejtësia e re po funksionon. Dhe për sa na takon ne, kemi shumë gjëra të tjera që mund të bëjmë padiskutim dhe që përpiqemi t’i bëjmë çdo ditë. Dëgjoja rastësisht dikë, një tjetër që e kishim harruar, që thoshte, qeverisja është në ditën më të zezë por nuk ka opozitë.

Tani, nëse qeverisja, është në ditën më të zezë, në një Shqipëri e cila sot është në ditën e vet më të mirë dhe kjo nuk diskutohet sepse mjafton dhe tepron fakti që në Shqipëri pasi u arrit numri i 10 milionë turistëve vjet. Janar, shkurt, mars kemi 65 përqind më shumë turistë, dhe të gjithë këta vijnë në Shqipëri konsumojnë në Shqipëri, paguajnë netët, vënë në lëvizje një ekonomi të tërë që prek shumë e shumë njerëz dhe këtë e shohim te të ardhurat që vijnë nga taksat. Se të shohësh më shumë taksa pa i rritur taksat duhet të prodhohen më shumë para prej të cilave shteti të marrë taksën e vet. Atëherë nëse kjo është ditë e zezë, ditë të tilla të zeza paçim sa më shumë dhe nga ana tjetër dikush tjetër thoshte e shoh shumë të qetë Ramën dhe kupolën e PS megjithëse po i ikin njerëzit. Tani më vjen shumë keq, unë kuptoj se çfarë është pritur këtu, ça duhet të ndodhë këtu, që të bëhej një drejtësi e re që të konfirmonte që në gjithë ushtrinë e madhe të PS dhe në të gjithë këtë armatë të madhe funksionarësh të ishin të gjithë virgjëresha? Po atëherë pse e bëmë refomën në drejtësi ne? Për çfarë e bëmë reformën në drejtësi? Nëse do ishte kështu. Dhe e fundit për këtë është që, rrihet e këndohet ministrat e Ramës, ministrat e Ramës, po më fal një sekondë, unë kam 10 vjet në krye të qeverisë, 11 pothuajse në shtator, dhe çfarë më numërohet mua…

Advertisement