Bota
Borrell i prerë: Ukraina nuk mund të kërkojë të njëjtën mbështetje që i dhamë Izraelit
Kievi nuk duhet të kërkojë të njëjtën mbështetje që Perëndimi i dha Izraelit gjatë sulmit iranian, sepse të dy situatat nuk mund të krahasohen, tha kreu i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca thanë se bashkëpunuan me Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) të shtunën për të rrëzuar disa nga raketat dhe dronët iranianë në hyrje. Presidenti ukrainas Zelensky i ka bërë thirrje Uashingtonit dhe aleatëve të tij që të bëjnë të njëjtën gjë për Kievin.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së të së martës, Borrell tha se dy situatat ishin “gjëra të ndryshme që nuk mund të krahasohen”.
“Sulmet e Iranit fluturuan mbi bazat ajrore të ushtrive të Francës, SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Jordanisë. Ata kanë kaluar mbi bazat e tyre, të cilat më pas vepruan në vetëmbrojtje,” vuri në dukje Borrell. “Nuk ka asnjë bazë ajrore të Britanisë së Madhe, apo të SHBA-së, aq më pak Jordanisë, natyrisht, në territorin ukrainas apo në territorin mbi të cilin fluturojnë raketat ruse. Prandaj nuk mund të jepet e njëjta përgjigje sepse rrethanat nuk janë të njëjta.”