Connect with us

Lifestyle

Mjalti, shërues universal! Cilat sëmundje kuron dhe kush nuk duhet ta konsumojë

Mjalti është një nga mjetet më të mira për forcimin e imunitetit, ka një efekt të fuqishëm kundër infeksioneve dhe ftohjes, ka efekte antioksiduese, mundëson zhvillimin e baktereve të dobishme në zorrë

Njerëzit që kanë hyrë në dekadën e tyre të dhjetë të jetës, pothuajse si rregull, e nisin ditën me një lugë mjaltë.

Mjalti mund të rregullojë gastritin, nivelet e larta të sheqerit në gjak, besohet se ka një efekt në arterosklerozën dhe gjithashtu mund të jetë efektiv në trajtimin e kancerit.

Mjalti është ushqim dhe ilaç. Mjalti është një produkt specifik në të cilin nuk është shtuar asnjë substancë tjetër.

Njerëzit e kanë përdorur atë në dietën e tyre që nga kohërat parahistorike, por ka ende substanca në mjaltë që shkenca nuk i ka zbuluar. Një lugë çaji mjaltë përmban rreth 21 kalori dhe përbëhet kryesisht nga sheqer frutash, fruktozë, glukozë dhe pak më pak maltozë dhe është e pasur me karbohidrate komplekse.

Çdo mjaltë ka pothuajse të njëjtat veti biologjike. Para së gjithash, mjalti siguron ushqim të pasur me substanca të vlefshme biologjikisht aktive që nuk mund t’i gjeni në asnjë ushqim tjetër. Mjalti mund të reduktojë ndjeshëm ankesat gastrike, pavarësisht nëse shkaku i tyre është teprica apo mungesa e acidit. Rekomandohet edhe për diabetikët, besohet se është në gjendje të rregullojë nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve, transmeton Telegrafi.

Mjafton një lugë çaji mjaltë në ditë

Enzima të shumta që bletët përfshijnë në mjaltë tregojnë një efekt të dobishëm në trupin e njeriut. Shkenca ka vërtetuar se këto enzima kanë një efekt pozitiv në mekanizmat që formojnë shtyllën kurrizore të sistemit tonë imunitar.

-Mjalti është i pasur me përbërës me origjinë bimore që mbërrijnë nëpërmjet nektarit. Flavonoidet janë shumë të rëndësishme për efektin biologjik të mjaltit në trupin e njeriut. Farmacistët janë përpjekur të vendosin flavonoidë në kapsula dhe t’i shesin ato, por efekti i arritur nga kjo është vetëm një pjesë e asaj që përftohet kur produktet e bletëve përdoren rregullisht, qoftë edhe në sasitë më të vogla, nga vetëm një lugë çaji përzierje e tyre në ditë.

Mjalti shëron plagët më mirë se çdo ilaç

Çdo mjaltë ka pothuajse të njëjtat veti biologjike, me faktin se disa lloje mjalti kanë pak më shumë nga disa përbërës, ndaj rekomandohen më shumë si terapi për disa sëmundje. Apiterapia është një degë e mjekësisë plotësuese që përdor produktet e bletëve për parandalimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve.

– Është një zonë e madhe, e mbuluar gjithnjë e më shumë nga kërkimi shkencor. Sukseset më të mëdha të apiterapisë janë në shërimin e plagëve, të infektuara me baktere rezistente ndaj të gjithë antibiotikëve. Këtu mjalti është i paprekshëm, por ai mjaltë duhet së pari të ekspozohet ndaj rrezatimit gama, në mënyrë që të eliminohen të gjitha sporet e mundshme të botulizmit, që gjenden në çdo produkt bujqësor, nga patatet, marulet dhe karotat, deri te mjalti, edhe pse përmban sasinë më të vogël.

Si të reduktoni problemet e gastritit me mjaltë?

Pelta mbretërore (qumështi i bletës) gjithashtu arrin një efekt të jashtëzakonshëm në një përgjigje më të mirë imune ndaj infeksioneve, falë proteinave aktive të pelte mbretërore. Mjalti gjithashtu redukton problemet e stomakut.

– Shkencëtarët kanë përcaktuar se nëse shpërndani 50 g mjaltë në 100 ml ujë të ngrohtë (deri në 45 gradë) dhe e pini, niveli i aciditetit në stomak ulet në tre të katërtat e pacientëve, nëse uji është i ftohtë (deri në 15 gradë) pastaj rritet aciditeti në të njëjtat tre të katërtat e të sëmurit. Një lugë mjaltë akacieje (20-25 g), e marrë një orë para gjumit, ul nivelin e sheqerit në gjak me 6 për qind pas 15 ditësh. Mjalti ul disi nivelin e kolesterolit për 7 për qind, trigliceridet, si dhe LDL (kolesteroli i keq) me 1 për qind, me faktin se rrit kolesterolin e dobishëm, HDL me 2 për qind, të gjitha këto janë konfirmuar nga shkenca. Këto mund të jenë vlera të vogla, por gjeni ushqime të tjera që kanë të gjitha këto efekte të dobishme.

Mjaltë kundër substancave kancerogjene dhe verdhëzës infektive

Gjithashtu është përcaktua një varësi statistikisht domethënëse e aktivitetit antioksidues të mjaltit, përmbajtjes së polifenolit në mjaltë dhe oksidimit in vitro të lipoproteinave në serumin e njeriut.

Shkenca ka vërtetuar se si pelta mbretërore ashtu edhe propolisi përmbajnë një substancë të ngjashme me insulinën dhe ulin nivelin e sheqerit në gjak. Propolisi e jep këtë efekt si në diabetin e varur nga insulina, ashtu edhe në diabetin e pavarur nga insulina. Mekanizmi i veprimit të propolisit, d.m.th., flavonoideve prej tij, në diabetin është zbuluar gjithashtu.

-Propolisi parandalon grumbullimin e L-sorbitolit duke frenuar aldoza-reduktazën, enzimën që katalizon reduktimin e D-glukozës në sorbitol, akumulimi i së cilës shkakton ndryshime patologjike që lidhen me diabetin. Flavonoidet nga propolisi dhe mjalti në një masë të caktuar pengojnë gjithashtu thithjen e glukozës në zorrët dhe rithithjen në veshka. Sipas disa studimeve shkencore, përdorimi i propolisit mund të zvogëlojë edhe dozën ditore të insulinës. Këshilla, megjithatë, është që çdo gjë të kryhet nën miratimin dhe kontrollin e mjekut.Me të gjitha produktet e bletëve, dhe veçanërisht me përdorimin e propolisit, duhet të keni kujdes nëse përdorni ilaçe për diabetin, sepse efektet e tyre mund të sinergjizohen.

– Propolisi gjithashtu ka një efekt të fortë në parandalimin e grumbullimit të trombociteve, ndaj duhet të keni kujdes nëse pini ilaçe për të parandaluar koagulimin. Nga ana tjetër, konsumimi i rregullt i propolisit sigurisht që mund të ndihmojë me Covid 19.

Propolisi në terapinë e kancerit

Njerëzit me kancer nuk duhet të përdorin asnjëherë pluhur polen, ndonëse propolisi është megjithatë i shkëlqyer për të gjitha llojet e kancerit.

Kur mjalti ka efektin më të madh?

Kur konsumoni mjaltë, gjëja më e rëndësishme është ta përdorni sa më të freskët. Mjalti i prodhuar në dy vitet e fundit ka efektet më të mëdha shëndetësore, edhe pse, mund të ruhet i sigurt për mijëra vjet.

– Mjalti nuk prishet, por efektet biologjike pakësohen me kalimin e kohës. Sigurohuni që ta ruani mjaltin larg dritës, pasi ai zbërthen enzimat. Këshillohet që mjalti të përdoret kristal, sepse ka vetitë më të mira.

Mjalti mund të dekristalizohet lehtësisht duke vendosur një kavanoz me mjaltë në ujë të ngrohur në maksimum 45 gradë. Sapo mjalti të shkrihet, hiqeni nga uji i nxehtë.

Mjalti Manuka mund të ndihmojë në trajtimin e ekzemës

Është mirë që qumështit të vakët t’i shtoni mjaltë, sepse edhe pse qumështi e frenon zhvillimin e baktereve të dobishme në zorrë, kur i shtohet mjalti, bakteret e dobishme fillojnë të shumohen. Veçanërisht e dobishme për florën e zorrëve është përzierja e mjaltit dhe polenit të freskët e të pa tharë, i cili ruhet në frigorifer që nga momenti i grumbullimit në bletore deri në përzierjen me mjaltë. Mjalti i kristalizuar përdoret në mënyrë që poleni të mos grumbullohet në sipërfaqe. Këshilla është që mjalti të mbahet në frigorifer menjëherë pas përzierjes.

Lifestyle

Pluhuri afrikan pritet të mbulojë Athinën dhe Kretën në Greqi

Autoritetet janë në alarm “të kuq” për shtatë ditët e ardhshme, pasi sipas parashikimeve të ekspertëve pritet të ketë një përqendrim të madh të pluhurit afrikan në atmosferë.

Nëse parashikimet vërtetohen, përqendrimi i pluhurit afrikan në atmosferë do të jetë veçanërisht i lartë dhe spitalet dhe autoritetet kompetente do të duhet të mobilizohen menjëherë, për grupet vulnerabël dhe qytetarët me probleme të frymëmarrjes.

Më konkretisht, nga dita e sotme, e premte, 17 maj, deri të enjten, 23 maj, pluhuri afrikan pritet të mbulojë vendin, ndërsa do të ketë edhe rritje të temperaturës.

Efektet do të intensifikohen gjatë fundjavës dhe do të zgjasin të paktën deri të enjten.

Deri më tani, ato pritet të tërhiqen gradualisht të premten.

Parashikimet tregojnë se zonat ku fenomeni do të jetë më intensiv janë Kreta dhe Athina.

Në këto dy zona pritet një përqendrim i lartë i pluhurit afrikan, por të dhënat e deritanishme nuk tregojnë se fenomeni do të ngjajë me pamjet e frikshme të ndodhura muajin e kaluar.

Efektet do të jenë më të dobëta në Peloponez, ndërsa Greqia e Veriut nuk duket të jetë prekur deri më tani.

Në të njëjtën kohë, në të njëjtat ditë merkuri do të rritet ndjeshëm dhe temperaturat do të lëvizin në kufijtë e valës së të nxehtit, por pa i tejkaluar ato.

Në Kretë temperaturat “do të arrijnë” deri në 35 gradë Celsius.

Harta tregon përqendrimet e vlerësuara të pluhurit pranë tokës për orët e mbrëmjes të së premtes 17/05 në të gjithë vendin, ndërsa grafikët e ngulitur paraqesin përqendrimet e pluhurit në lartësi në tre qytete të zgjedhura (Athinë, Kalamata, Heraklion).

Continue Reading

Lifestyle

Gjërat për të cilat njerëzit ju gjykojnë më së shumti

Shoqëria sot përballet me një varg problemesh sociale e një ndër to është edhe paragjykimi. Madje, njerëzit shkojnë aq larg, duke bërë gjykime edhe për gjërat më të vogla që ndoshta ju nuk u kushtoni fare rëndësi.

Ngjyra e rrobave

“Psychology Today”, thotë se njerëzit gjykojnë në bazë të ngjyrave të rrobave tuaja. Nëse ju visheni më shumë me ngjyrë të zezë do të thotë se jeni person më serioz dhe më artistik, ndërsa personat që preferojnë ngjyrat si e kuqja, cilësohen më energjik dhe më të hapur.

Kafshimi i thonjve

Nga anketa të ndryshme është vërtetuar se personat të cilët hanë thonjtë e tyre ose lëvizin këmbët gjatë qëndrimit ulur janë më të stresuar.

Këpucët

Njerëzit kanë shkuar deri tek ky element. Psikologët kanë treguar se këpucët luajnë një rol të rëndësishëm në përshtypjen që njeriu krijon tek të tjerët. Për shembull, lloji i këpucëve tregon moshën, pjekurinë, personalitetin, gjininë, nivelin intelektual e gjëra të tjera.

Mënyra si ju i shtrëngoni duart

Për këtë mund të kemi dëgjuar edhe më parë. Shtrëngimi i duarve mund të tregojë vendosmëri, fuqi dhe guxim apo në anën tjetër, dobësi, frikë dhe vetë-dyshim.

Shkrimi juaj

Personat të cilët shkruajnë me shkronja të vogla janë më të ndrojtur dhe më të rezervuar përkundër personave që shkruajnë me shkronja të mëdha që mendohet të jenë më të hapur.

Continue Reading

Lifestyle

16 Maj, Dita Ndërkombëtare e Dritës

Dita Ndërkombëtare e Dritës festohet çdo vit më 16 maj, në përvjetorin e funksionimit të parë të suksesshëm të lazerit, në vitin 1960 nga fizikani dhe inxhinieri, Theodore Maiman. Kjo ditë është një thirrje për të forcuar bashkëpunimin shkencor dhe për të shfrytëzuar potencialin e tij për të nxitur paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas UNESCO-s, Dita Ndërkombëtare e Dritës thekson rolin që luan drita në shkencë, kulturë dhe art, arsim dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe në fusha të ndryshme si mjekësia, komunikimi dhe energjia.

Studimi i dritës ka çuar në burime alternative premtuese të energjisë, përparime mjekësore që shpëtojnë jetë përmes teknologjisë dhe trajtimet diagnostikuese, internetin me shpejtësi të dritës dhe shumë zbulime të tjera që kanë revolucionarizuar shoqërinë dhe kanë formësuar të kuptuarit tonë për universin.

Të fundit!

Këto teknologji u zhvilluan përmes shekujsh kërkimesh mbi vetitë e dritës, duke filluar me veprën kryesore të Ibn Al-Haytham, Kitab al-Manazir, “Libri i Optikës”, botuar në 1015 dhe duke përfshirë punën e Ajnshtajnit në fillim të shekullit të 20-të, e cila ndryshoi mënyrën se si mendojmë për kohën dhe dritën.

Pa dritë, planeti ynë do të ishte vetëm një vend i ftohtë dhe djerrë. Në të vërtetë, ku ka dritë, shpesh ka jetë me bollëk. Megjithatë, drita përfaqëson edhe më shumë për njerëzimin. Drita shkon dorë për dore me dijen; është një lente përmes së cilës mund të shihet dhe të kuptohet bota.

Continue Reading

Lifestyle

Kush tha se “epoka” e filmave romantikë ka mbaruar? Sugjerimet e Netflix

Kush tha se “epoka” e filmave romantikë ka mbaruar?  Viti 2024 është i mbushur me filma të tillë dhe këto sugjerime janë provat!

“Challengers”

“Love Lies Bleeding

“The Fall Guy”

“The Idea of You

“Música”

“Lisa Frankenstein”

“Mother of Bride”

“Turtles All the Way Down”

“The Bikeriders”

“Fly Me to the Moon”

“Twisters”

“It Ends With Us”

Continue Reading

Lifestyle

Studimi i ri: Niveli i vetmisë suaj varet sa i sinqertë jeni

Shumica prej nesh kanë të paktën 50 miq, ose të afërm që do të donin t’i ftonin në një ngjarje personale: si martesë, ditëlindje, pra një festë. Mirëpo, mos u shqetësoni nëse nuk mund të gjeni shumë miq për të festuar ditëlindjen tuaj

Nëse ju ndodh kjo gjë, mos mendoni se diçka nuk funksionon me ju. Kjo do të thotë se jeni një person me moral të lartë.

Mirëpo, ju a konsideroni veten një person me vlera të larta morale? Nëse përgjigjja është po, ka shumë gjasa që të jeni një person jo shumë popullor.

Shkencëtarët nga Universiteti i Washingtonit zbuluan se njerëzit me fokus moralin kanë tendencë të jenë më pak humorista. Dhe kjo është arsyeja pse të tjerët nuk i pëlqejnë shumë.

Studiuesit kryen 4 eksperimente për ta provuar këtë gjë. Gjatë provës së parë, zbuluan se njerëzit me vlera morale, nuk bënin shumë shaka që shkelnin vlerat e tyre.

Kjo ndodh sepse këta njerëz dyshojnë në etikën e tyre duke qeshur me një shaka të papërshtatshme. Dhe kjo provon se morali mbyt një ndjenjë të humorit.

Mirëpo, siç e dimë të gjithë, një shaka mund të jetë shumë e dobishme. Besohet se njerëzit me humor janë më inteligjent, zbavitës dhe miqësor.

Disa specialistë thonë se kjo është pika e parë e takimit për një miqësi. Për më tepër, humori mund të parashikojë suksesin e marrëdhënieve tuaja.

Në një seri shtesë eksperimentesh, studiuesit grumbulluan të dhëna për identitetin moral nga 70 punonjës. Më pas, kolegët e tyre vlerësuan ndjenjën e humorit të pjesëmarrësve dhe treguan sesa i pëlqyen ata, si dhe popullaritetin e tyre mes bashkëpunëtorëve të tjerë.

Rezultatet konfirmuan se punonjësit e fokusuar në moral u konsideruan më pak të këndshëm dhe më pak të popullarizuar në mesin e kolegëve të tyre.

Pra, nëse nuk ju pëlqen të bëni shumë shaka me miqtë tuaj, kjo do t’ju privojë paksa, pasi argëtimi është për shoqërinë!

Continue Reading
Advertisement

TRENDING