Aktualitet
“E fsheha kancerin se s’doja kimioterapi!”-Gazetarja Rezarta Reçi flet për sëmundjen
“Kam kurajon të jem pjesë e jetës, ta dua atë”, kështu tha gazetarja Rezarta Reçi ndërsa rrëfente se si e përballoi ajo betejën me kancerin.
Prej 4 vitesh Rezarta është në luftë me kancerin, por ajo në një intervistë ajo ka rrëfyer se nuk e ka lejuar këtë sëmundje t’i cenojë asaj aktivitetet e përditshme apo daljet me familjarët apo miqtë.
“Unë kam ecur përpara dhe të gjithë më kanë zili, në kuptimin e mirë të fjalës. Më thoshin si ja dole? Realisht unë nuk zgjodha të jem e goditur, e mora vesh që jam e goditur, arrita ta fsheh, sepse nuk doja kimioterapinë, vazhdojë të mos e dua, por rrethanat familjare më shtynë drejt përzgjedhjes. Ti bindesha.
Nuk kam ndenjur një ditë e shtrirë në krevat. Dilja, dilja vazhdimisht, herë me këmbë e herë pa këmbë, herë me miq e herë pa miq, por nuk u dorëzova. Vetëm kjo ka qenë fuqia ime, të mos dorëzohesha edhe kur nuk ndjehesha mirë dhe thoja nuk kam fuqi të dal deri te “Pazari i ri”, i thoja vetes, “Po ç’do bësh shtirë? Çohu vishu, lyej buzët”, e kam kurajon të jem pjesë e jetës, ta dua jetën e të jem pjesë e saj”,-tha Reçi.
Më shumë…
Gazetarja Rezarta Reçi ka intervistuar më shumë se 750 personazhe dhe kësaj here është vendosur ajo në rolin e rrëfimtares për të treguar historinë e jetës për emisionin “Profil”.
E quajnë “peshku i kuq” dhe me të kemi notuar në jetët e shumë artistëve dhe personaliteteve shqiptar që ajo i ka zhveshur nga kostumi skenik për të njohur njeriun..
Ky “Profil” i jetës së Rezartës mbart emocione të forta, histori dhe rrëfime për jetën personale, për atë çka ajo nuk ka treguar në kamera. Prej 4 vitesh Rezarta është në luftë me kancerin, por ajo nuk e ka lejuar t’i cenojë asaj aktivitetet e përditshme apo daljet me familjarët apo miqtë.
E pyetur nga gazetarja Greta Topjana rreth personazheve që ka intervistuar ajo veçoi disa prej tyre si p.sh. Tinka Kurti, Timo Flloko, Kujtim Prodani, Ramadan Sokoli, Roza Anagnosti etj, ku me secilin kishte nga një kujtim për të ndarë.
Për Timon ajo tregoi se e ka pritur derisa ai vendosi se ishte gati të xhironte, por ai gjatë xhirimeve nuk ishte mire. Pretendohej që intervista të zgjaste pak por kishte zgjatur me orë…kështu tregonte vetë Rezarta saqë i gjithë stafi ishte i lodhur edhe zhgënjyer paksa.
Ndërkohë që me Tinka kurtin gjithçka kishte shkuar vaj, jo vetëm që kishin xhiruar shpejt, por Tinka edhe pse në moshë nuk e shfaqte lodhjen aspak, madje pas interviste kishte lënë një takim për të parukeri.
Këto e shumë dëshmi të tjera u rrëfyen nga Rezarta Reçi në “Profil”