Connect with us

Kronike

Ngjarja e rëndë/ Fëmija i mitur u gjet i mbytur dhe me shenja dhuna, policia arreston babanë

Detaje të reja vijojnë të zbardhen nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku nëna bashkë me tre fëmijët e saj u raportua e zhdukur. Një nga fëmijët e mitur është gjetur i mbytur në ujërat e lumit Drin, ndërsa mësohet se policia ka arrestuar të atin e fëmijës, Ergy Arrazin.

Ky i fundit ishte dhe personi që denoncoi në polici zhdukjen e bashkëshortes bashkë me fëmijët. Fëmija që u gjet nga peshkatari në mënyrë rastësore një ditë më parë dyshohet se ka shenjë dhune në pjesën e fytyrës. Fëmijët janë dy vajza dhe një djalë të moshës 8, 6 dhe 4 vjeç.

Ngjarja ende është e pazbardhur dhe nuk dihen shkaqet e zhdukjes së Alma Arrazit dhe fëmijëve. Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet duke marrë në pyetje familjarë të shtetases Alma Arrazi dhe bashkëshortit të saj nëse kanë dijeni për ngjarjen dhe arsyet që çuan nënën bashkë me 3 fëmijët që dyshohet të jenë mbytur të gjithë në ujërat e lumit Drin.

Advertisement