Kosova
S’ka draft statut, i vihen minat asociacionit, Kurti merr vendimin
“Gjithçka serbe sot kërcënohet edhe për shkak se nuk ka asociacion, teksa Prishtina ka 11 vjet që refuzon të përmbushë obligimet e saj dhe nga deklaratat e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit shihet se nuk kanë ndërmend ta themelojnë ndonjëherë, edhe pse ajo përfaqëson shtyllën kurrizore të Marrëveshjes së Brukselit” – kështu deklaroi drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, duke shtuar se për shkak të presionit nga perëndimi, takimet kushtuar asociacionit kanë filluar që në muajin nëntor.
Ai gjithashtu ka kujtuar se në maj të vitit të kaluar, pas pesë vitesh, ekipi menaxhues ishte ftuar nga BE-ja që të prezantonte draft-statutin e saj në nivel të lartë para Vuçiçit dhe Kurtit.
“Ata përfunduan draftin e statutit për pesë muaj, e dërguan në BE dhe thanë se e kanë bërë punën e tyre dhe tani presin ftesë për ta paraqitur në nivel të lartë, por pastaj Kurti e ka refuzuar atë draft statut dhe ka thënë se nuk ka ekip menaxhues për të” – u shpreh Petkoviç teksa me ndalimin e dinarit,
është e kërcënuar mbijetesa e popullit serb në Kosovë.
“Kjo ishte masa më e keqe përshkallëzuese që Kurti solli ndaj popullit serb. Natyrisht që nga atëherë çdo gjë ka ndalur, është kërcënuar siguria dhe mbijetesa e popullit tonë në Kosovë. Që atëherë kemi pasur gjashtë takime per kete ceshtje me Besnik Bislimin, por zgjidhja është e pamundur” – theksoi Petkoviç, duke shtuar se Beogradi ka treguar gatishmërinë e tij për të diskutuar projekt-statutin e asociacionit.
“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë draft-statutin. Por Prishtina refuzon. Ata thonë se nuk do hartojnë asgjë por vetëm duan Keshillin e Europës. Si është e mundur që dikush të hyjë në Këshillin e Evropës pa asnjë kusht, as asociacion dhe as heqje dorë nga shpronësimet. Tani do të shohim se si do të zhvillohen gjërat” – ka theksuar Petkovic.
“Si mund të flitet për normalizim të marrëdhënieve apo ndonjë marrëveshje, teksa Prishtina tregon keqdashje dhe nëpërkëmb gjithçka për të cilën kemi rënë dakord. Populli serb nuk do të mbetet kurrë jashtë Serbisë dhe ne do të luftojmë për popullin tone” – deklaroi drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe.
Kur është fjala për seancën e fundit të Kombeve të Bashkuara, Petkovic tha se ishte një propagandë brutale dhe se dihet se me ndihmën e kujt Osmani i futi njerëzit në sallë, jashtë protokollit.
“Gjithçka është gënjeshtër dhe çdo gjë po bëhet për të diskredituar Serbinë” – potencoi Petkoviç.