Connect with us

Bota

Efektet anësore, “AstraZeneca” tërheq vaksinat anti-Covid në mbarë botën

“AstraZeneca” ka nisur tërheqjen në mbarë botën të vaksinës së saj anti-Covid pasi kompania ka deklaruar se ka një tepricë të vaksinave në dispozicion. Në një deklaratë, “AstraZeneca” tha se vendimi u mor sepse tani ka një shumëllojshmëri të vaksinave më të reja në dispozicion që janë përshtatur për të synuar variantet e Covid-19. Kjo kishte çuar në një rënie të kërkesës për vaksinën “AstraZeneca”.

“Meqenëse janë zhvilluar disa variante të Covid-19, ka një tepricë të vaksinave të disponueshme,” tha kompania, duke shtuar se kjo kishte çuar në një rënie të kërkesës për Vaxzevrian (kështu quhet vaksina anti-Covid e “AstraZeneca”), e cila nuk po prodhohet më.

Më tej, në njoftim thuhet se mbi 6.5 milionë jetë janë shpëtuar vetëm vitin e parë të përdorimit të vaksinës, si dhe mbi 3 miliardë doza janë shpërndarë globalisht.

Advertisement