Connect with us

Kosova

Burimi i zjarreve, dialogu Kosovë-Serbi nuk arriti të ishte zjarrfikës

Pas lajmit se Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, po largohet për një detyrë tjetër, shumë u habitën nga lajmi se Gabriel Escobar , i cili, ashtu si Lajçak, nuk do të shihet më në Beograd dhe Prishtinë në rolin e të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, pasi sipas DASH, po shkon në një tjetër mision.

Deri më tani nuk dihet nëse dhe kush së bashku me pasardhësin e Lajçakut, Borut Pahor, në periudhën e ardhshme do të tentojnë që në emër të Amerikës të normalizojnë marrëdhëniet Beograd-Prishtinë, por gjithsesi rezultatet e Escobar-it mund të analizohen.

Milica Andriç Rakiç, drejtore e programit të Iniciativës së Re Sociale nga Mitrovica Veriore, kujton se në fushatën parazgjedhore, administrata e Biden premtoi se do të mbështeste rolin kryesor të BE-së si ndërmjetëse në dialog, dhe ata vazhdimisht i qëndruan asaj.

“Fokusi më i madh i ‘gjeneralit’ amerikan në dialog ishte pozita e komunitetit serb në Kosovë përmes formimit të asociacionit, por nuk pati rezultate të prekshme, gjë që zyrtarët e Departamentit të Shtetit e pranuan hapur. SHBA-të kanë humbur një partner në Kosovë me qeverinë e Albin Kurtit dhe kjo ndikon ndjeshëm në aftësinë për të zbatuar vizionin e tyre për një Kosovë evropiane. Escobar ka qenë prej kohësh fytyra e strategjisë dhe kontributit të SHBA-së në dialog, por, ashtu si ndërmjetësi kryesor Lajçak, ishte i kufizuar në marrjen e vendimeve, si për karotat, ashtu edhe për shkopinjtë” – e përshkruajti ajo për median serbe ‘Danas’.

Sipas saj, si rezultat, dialogu në vend që të ishte një mjet për rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u shndërrua në një aparat zjarrfikës dhe tani dalëngadalë po bëhet burim i zjarreve dhe krizave të reja.

“Në mënyrë që roli i SHBA-së, pra i dërguari i saj, të ishte më efektiv, duhet të kishte vullnet që SHBA-të të përfshiheshin më shumë në dialog, në vend që të uleshin në dhomën tjetër teksa negociatat vazhdonin, por SHBA-të, nga respekti për partnerët e saj evropianë dhe BE-në, nuk e bënë këtë, të paktën administrata e Biden. Kjo është arsyeja pse emërimi i mundshëm i pasardhësit të Escobar do të varet ndoshta nga vlerësimi i Departamentit të Shtetit nëse në hierarkinë ekzistuese dhe kompetencat e të dërguarit ai ose ajo mund të kontribuojë në dialog më shumë se disa nga pozicionet e përhershme në Byronë për Evropën dhe Euroazinë” – vlerësoi Andriç Rakiç.

Dhe studiuesi i Rrugës së Tretë të Re, Dragoslav Rašeta, theksoi se për momentin nuk ka as informacione të besueshme dhe as thashetheme se kush mund të jetë i dërguari i ri special për Ballkanin Perëndimor, në radhë të parë për shkak se administrata Biden, për shkak të balancës së pushtetit ndërmjet Demokratëve dhe republikanëve në Senat dhe në Komisionin e Punëve të Jashtme të Senatit, kanë pasur shumë probleme me vendosjen e diplomatëve gjatë tre viteve të mëparshme………..

Advertisement