Connect with us

Aktualitet

Po bëhet viral me qepët e tij, synon Guiness-in: Do bëj varg 110 metra, kërkoj ndihmë nga shteti

Ambiciet e tij kanë shkuar përtej fitimeve financiare. Kujtim Plangaj nga fshati Boks në Shkodër, ka spikatur në mesin e shumë fermerëve me risitë që sjell.

Traditën shekullore të kultivimit të qepëve të Drishtit e ruan prej 33 vitesh dhe kërkon që të futet në librin Guiness me një varg 110 metra të gjatë.

“Vitin e kaluar bëra një varg me qepë 10.5 metra të gjatë dhe e pëlqyen shumë njerëz. Tani dua të thyej një rekord edhe për nder të kësaj ure shekullore siç është Ura e Mesit. Do bëj një varg 110 metra të gjatë. Ju bëj thirrje shtetit për një donator që më përkrahin mendimin sepse ka një lodhje dhe sakrificë të madhe realizimi i vargut”, shprehet fermeri.

Rrjetet sociale i ka përdorur në dobi të punës. Vitet e fundit nuk i është dashur të dalë në treg pasi për çdo shitje procedon online.

“2 vitet e fundit ka pasur ecuri pozitive nga ana e tregut. Çmimi ka arritur në nivelin e duhur. Qepën tonë e marrin se ka shije. Nëse e  shet 100 lekë kg kalon një jetë normale”, thotë mes të tjerash.

 

 

Advertisement