Kosova
Plenkoviç zgjidh ‘luftën’ Kosovë-Serbi, dhe surpriza e kryeministrit grek
Gazetarja në Bruksel, Erisa Zykaj, vlerëson se do ketë surpriza të mundshme në zgjedhjen e kreut të ri të Komisionit Evropian, sepse kryeministrat e Kroacisë dhe greqisë, Andrej Plenkoviç dhe Kyriakos Mitsotakis, janë konkurrentët më seriozë për kreun aktual të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe se vetëm me zgjedhjen e Plenkoviçit, dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të përshpejtohej dhe do të çonte në një zgjidhje.
“Krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, këta dy emra janë kandidatë të mundshëm që mund të kenë sukses dhe të zëvendësojnë Ursula von der Leyen. Kjo do të ishte e mundur sepse gjithmonë kemi surpriza të mëdha në zgjedhjet evropiane” – tha Erisa Zykaj duke theksuar se zgjedhja e Plenkoviçit apo Mitsotakis në postin e Presidentit të Komisionit Evropian do të ndikonte në marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin Perëndimor, sepse ata janë përfaqësues të vendeve që i kuptojnë plotësisht problemet dhe nevojat e rajonit, por do të ketë ndikimin më të madh në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, sepse bëhet fjalë për përfaqësuesit e vendeve që kanë qëndrime kontradiktore për çështjen e pavarësisë së Kosovës.
“Plenkoviç është i përkushtuar qartë për Ballkanin Perëndimor, dhe ai do ta përshpejtojë dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës kurse kryeministri grek Mitsotakis, vertet I njeh mirë të gjitha çështjet e hapura në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por ai vjen nga një vend që nuk e njeh Kosovën. Dhe kjo mund të jetë problem sepse nëse presidenti i Komisionit Evropian vjen nga një grup vendesh që nuk e njohin Kosovën, si mund të presim që ai proces të përshpejtohet dhe të përfundojë” – theksoi gazetarja e njohur duke shtuar se kjo më së miri shihet në çështjen e heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës, e cila aktualisht është e bllokuar në Komisionin Evropian.
“Ky është një shembull konkret se si një lojtar në Komisionin Evropian mund të bllokojë diçka ose të përshpejtojë një proces. Nëse ka vendim të mazhorancës për heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës, mjafton që një nga lojtarët ta bllokojë dhe kjo do ta vonojë të gjithë procesin” – deklaroi Erisa Zykaj
Megjithatë, ajo shtoi se shembulli i Dora Bakojanit tregoi se përfaqësuesit e anëtarëve të BE-së apo të Këshillit të Evropës nuk sillen gjithmonë në përputhje me politikat kombëtare të vendeve të tyre, por më shumë me interesat e Unionit.
“Kemi parë që në Këshillin e Evropës shumica e deputetëve e duan Kosovën anëtare të re, përfshirë edhe greken Dora Bakoyan. Pra, ka ende shembuj të dikujt që vjen nga vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, por janë shumë konstruktivë” – tregoi gazetarja Erisa Zykaj