Politike
“Arsimi në emergjencë kombëtare”/ Xhixho kërkon interpelancë me Manastirliun: Koha për llogaridhënie
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka kërkuar një interpelancë me ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu, pasi sipas saj arsimi është në emergjencë kombëtare dhe duhet të merren mara urgjente. Në një postim në rrjete sociale, Xhixho shkruan se arsimi është në ditët e tij më të këqija dhe se degët e mësuesisë janë të rrezikuara, për shkak të rënies së mëtjeshme të regjistrimeve të nxënësve në fillim të vitit të ri akademik. Xhixho shkruan se ky dështim ngarkon me përgjegjësi qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit në mënyrë të veçantë, ndaj dhe kërkon një interpelancë me ministren Manastirliu.
Postimi i plotë i Xhixhos
Arsimi në emergjencë kombëtare, ndaj kam kërkuar interperlancë urgjente me Ministren e Arsimit. Koha për llogaridhënie përballë qytetarëve! Arsimi në Shqipëri është në ditët e tij më të këqija. Shpopullimi ka mbyllur shkolla dhe degë studimi në universitete, ndërsa bashkë me numrin e nxnësve dhe studentëve, po bie edhe numri i mësuesve.
Degët e mësuesisë janë të rrezikuara, pasi mashtrimi i qeverisë për të mbështetur me bursa studentët që regjistrohen në to do të ndikojë në rënien e mëtejshme të regjistrimeve në fillim të vitit të ri akademik. Rezultatet e testeve PISA pak muaj më parë treguan dështimin e politikave arsimore dhe rënien e përgatitjes së nxënësvnë një nivel të paprecedentë. Shqipëria renditet e 62-ta ndër 80 vendet e marra në shqyrtim nga PISA. Jemi më keq se në 2018, akoma më keq se në 2015 dhe shumë më keq se në 2012.
Arsimi sot është në emergjencë kombëtare. Ky dështim ngarkon me përgjegjësi qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit në mënyrë të veçantë. Duke e konsideruar të domosdoshme marrjen e masave urgjente për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe transparencën me qytetarët për strategjinë që duhet të ndiqet për ta ringritur arsimin, kam kërkuar në interpelancë ministren e Arsimit, Znj. Ogerta Manastirliu.