Lifestyle
Në horizont algoritmi interesant për gjuhët e huaja
Përmes vëzhgimit të lëvizjeve të pavetëdijshme të syve, ky algoritëm është në gjendje të vlerësojë se sa mirë e njihni një gjuhë.
Në të ardhmen kjo teknologji mund të përdoret për të krijuar mësime tërësisht të personalizuara të gjuhëve të huaja.
Paksa i pakënaqur me aftësitë e sotme të testimit të gjuhëve të huaja, Yevgeni Berzak nga MIT-ja e filloi kërkimin e një metode më të mirë dhe më efikase.
Një nga metodat me të cilën filloi të merrej me ekipin e tij ishte e bazuar në lëvizjet e pavetëdijshme të syve. Me këtë rast lindi ideja për algoritmin.