Kronike
Pistat ku po hetohet ekzekutimi i efektivit/ Vëllai i autorit të krimit i dënuar për vrasjen e Florian Selimit
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Fier mesditën e kësaj të hëne ku një efektiv i forcave Shqiponja mbeti i vrarë me armë zjarri.
Asllan Mernica alias Azgan Mernica, autori i ekzekutimit të efektivit të “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, është vëllai i një të dënuari me 19 vite burg për vrasje.
Ngjarja ku është përfshirë vëllai i Asllan Azgan Mernicës ka ndodhur më 13 gusht të vitit 2019 në Fier.
Kiri Mernica dyshohet se në bashkëpunim me e Sadri Selaci masakruan me thikë të riun Florian Selimi dhe më pas trupin e tij e hodhën në një kanal ku u gjet pas disa orësh kërkime.
Në janar 2023 Gjykata e Fierit i ka dënuar me 19 vite burg dy autorët, Kiri Mernica dhe Sadri Selaci.
23-vjeçari Florian Selimi ishte goditur me thikë në qafë dhe trupi i tij ishte tërhequr për disa metra nga vendngjarja. Sipas Policisë, vrasja është kryer më datë 11 gusht, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është gjetur mëngjesin e 12 gushtit në një kanal.