Aktualitet
Gazetari jep detaje: Grupet kriminale infiltronin vajza për të zbuluar kundërshtarët
Megaoperacioni i SPAK ka shkundur “furishëm” folenë e grupeve kriminale, ndërsa në shënjestër janë vënë 50 persona me profil kriminal dhe të përfshirë në aktivitete të paligjshme.
Gazetari i kronikës Ermal Vija, i ftuar në Real Story, u shpreh se grupet kriminale për të lokalizuar kundërshtarët e tyre dërgonin vajza si formë karremi për t’i shoqëruar dhe më pas ata flisnin me të “infiltruariat” e tyre në aplikacionet “Sky dhe “Enchro Chat”.
“Rezulton se grupet kriminale kryesisht ofrojnë te kundërshtarët e tyre edhe vajza, që ua ofrojnë këtyre personave që t’i kenë në tavolinë dhe t’i shoqërojnë për të bërë të mundur lokalizmin e tyre dhe më pas me këto vajza flasim përmes aplikacioneve SKY dhe Encro Chat , për të mos rënë në sy që i kanë çuar në formë karremi”, u shpreh ai.